Categories: Uncategorized

Frika prej cunameve shkatërruese, si është të jetosh pas një muri buzë detit

Për banorët e rajonit Tohoku, që i mbijetuan cunamit të 11 marsit të vitit 2011, që shkatërroi brigjet japoneze duke u marrë jetën 2.000 personave, ajo dallgë e errët është një kujtim i përditshëm.

Kur kanë kaluar 9 vite nga cunami dhe nga tërmeti, që bashkërisht shkaktuan 15 mijë viktima, një mur gjigant prej çimentoje, 12 metra i lartë dhe 395 km i gjatë, mbron komunitetin nga fenomene të ngjashme në të ardhmen.

Shumë qytetarë e pritën pozitivisht idenë e murit, që ka kushtuar 12 miliardë dollarë, por me kalimin e kohës kritikat u rritën.

“Duket si një burg, edhe pse nuk kemi bërë asgjë të keqe”, thotë një qytetar.

Në qytetin Kesennuma, në mur ka edhe dritare të vogla.

“Është qesharake”, thotë një banor, që në tragjedi ka humbur shtëpinë dhe vëllain.

“Është një tallje. Të gjithë këtu kemi jetuar duke parë detin. Prej brezash të tëra ka qenë kështu. Tani muri na ndan, është e papranueshme”, thotë një tjetër qytetar.

Ka edhe nga ata banorë që janë të shqetësuar se ky mur gjigant do të dëmtojë turizmin. Të tjerë thonë se nuk janë konsultuar në fazat planifikuese, apo se paratë e shpenzuara për murin janë hequr nga projekte të tjera si rindërtimi.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

18 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

39 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago