4 vite më parë, Nënë Tereza u kthye në shenjt të Kishës Katolike, pasi Papa Françesku njohu mrekullinë e dytë të saj, atë të shërimit të një burri brazilian nga disa tumore. Sot, në shenjë nderimi ndaj figurës së saj po ju kujtojmë 10 fakte interesante rreth jetës së Nënë Terezës.
1.Nënë Tereza ishte mike me princeshë Diana-n. Ato ndërruan jetë në të njëjtin vit.
None found
Nënë Tereza dhe Lady Diana ishin mikesha që prej 1992-it deri në 1997ën. Gjatë takimeve të fundit, pak javë përpara se Diana të ndërronte jetë ato përqafonin njëra-tjetrën, luteshin bashkë dhe shëtisnin dorë për dore në rrugët e Bronx-it, në New York.
2.Ajo ishte kundër abortit dhe parandalimit të shtatzënisë përmes pilulave
Kur ajo mori çmimin Nobel në 1979, Nënë Tereza u shpreh: “Shkatërrimi më i madh i paqes sot është e qara e një fëmijë të pafajshëm që s’lindi kurrë. Nëse një nënë mund të vrasë fëmijën brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua të vrasim njëri-tjetrin?”
3.Fillimisht ajo punoi si mësuese
Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varfëria që shihte në Kalkutë të Indisë, prandaj në 1946-n u zhvendos për të jetuar me ta dhe problemet e tyre.
4.E niste çdo ditë me lutje!
Pas çdo lutje mëngjesi ajo dilte rrugëve të Kalkutës për të gjetur dhe për t’i dhënë të varfërve ushqim. Vizitonte familjet, kujdesej për fëmijët e sëmurë, të moshuarit dhe bënte infermieren për njerëz që po vdisnin nga tuberkuloza.
5. Ajo fliste rrjedhshëm 5 gjuhë!
Gjuhën amtare, shqipen, serbisht, gjuhën që flitej në Bangladesh dhe Indi, dhe anglisht.
Pas kërkimeve në arkivat e disa shteteve evropiane, një ditë para shenjtërimit të saj u gjet kjo letër, e shkruar prej saj për shqiptarët. Letra është shkruar në 10 dhjetor të 1979-ës gjatë qëndrimit të saj në Oslo.
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”
“Vllau jem dhe Maria e dashtun
Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue.
Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty.
me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort
Motra jote Tereza”
6. E la familjen e saj në moshën 18-vjeçare për të mos u kthyer më kurrë.
7. Nënë Tereza ishte vetëm 8 vjeç kur i ati vdiq. Besohet se ai u helmua nga kundërshtarët e tij politikë.
8.Plot 18 herë, Nënë Tereza ishte një prej 10 grave që adhurohej më shumë në botë.
Në një bashkëbisedim me të rinjtë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se pas antarësimit në BE, ata nuk do të…
Selin u përball me një situatë të papritur, nga mamaja e saj, e cila i kërkoi të largohet nga gara.…
Këtë të enjte, mbahet seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që pritet të nisë në orën 10:00. Rendi…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton”, gjatë nisjes së…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.3 lekë. Euro, do…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…