Një 103-vjeçar në Pakistan ka mposhtur Covid-19, duke u bërë kështu edhe një nga të mbijetuarit me moshë më të madhe në botë.
Aziz Abdul Alim, banor i një fshati në rajonin malor verior të Sitral, u largua javën e kaluar nga urgjenca e një qendre mjekësore, pasi u diagnostikua me koronavirus në fillim të korrikut.
“Ne ishim të shqetësuar për të duke pasur parasysh moshën e tij, por ai nuk ishte aspak i shqetësuar”, tha djali i 103-vjeçarit, Sohail Ahmed, për Reuters me telefon nga fshati i tij afër kufirit Pakistan-Kinë-Afganistan.
Ahmed tregoi se babai i kishte thënë atij se “kishte kaluar shumë në jetën e tij dhe se koronavirusi nuk e trembte atë”. Megjithatë, atij nuk i pëlqente të ishte i izoluar. Alim ka nëntë djem dhe vajza, nga tre martesat që ai ka pasur, tha djali 50-vjeçar i Ahmedit, duke shtuar se babai i tij ishte divorcuar nga gruaja e tij e katërt dhe tani është e martuar me të pestën.
Alim gjithashtu kishte nevojë për mbështetje morale dhe psikologjike gjatë karantinës dhe trajtimit të tij, i tha Reuters, doktor Sardar Naëaz, mjeku kryesor në Qendrën Shëndetësore Aga Khan.
Qendra e improvizuar u krijua në një konvikt vajzash vetëm disa javë përpara pranimit të Alim dhe është e vetmja zonë larg nga qendra, për të trajtuar pacientët me Covid-19.
Pakistani ka regjistruar më shumë se 270,000 raste të sëmundjes dhe 5,763 vdekje. Ndërsa numri i pacientëve ka rënë gjatë muajit të kaluar, zyrtarët e qeverisë kanë frikë se mund të ketë sërish shtim gjatë festimeve të Myslimanëve për Bajram, të cilat fillojnë në 1 gusht.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…