Categories: Uncategorized

Në Wuhan dyshohet për djegie masive të të vdekurve

Rritja e nivelit të dioksidit të squfurit në ajër i identifikuar në rajonin e Wuhanit në Kinë, ka ngritur dyshimet se atje po digjen kufomat e pacientëve që kanë vdekur nga koronavirusi. Ky nivel i dioksidit të squfurit rritet në ajër kur ka djegie të materialeve organike.

Të paktën kështu po raportojnë disa media ndërkombëtare, të cilat po pretendojnë se Kina ka organizuar krematoriume masive për trupat e vdekur nga koronavirusi, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas këtyre raportimeve, dyshohet se Kina është duke mbajtur të fshehtë numrin e personave të prekur nga sëmundja dhe po ashtu numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Madje ka pasur edhe studime shkencore të cilat pretendojnë se numri i të sëmurëve është shumëfish më i lartë bazuar në transmetimin e sëmundjes gjatë kohës së inkubacionit

Një punëtor i një krematoriumi në Wuhan ka deklaruar se nevojiten të paktën 100 thasë për kufoma në ditë. Këto trupa mblidhen nga tre spitalet kryesore në Wuhan, si dhe nga qendra më të vogla spitalore dhe ordinanca private.

“Që nga 28 janari, 90 për qind e stafit jemi duke punuar 24/7. Nuk na lejojnë të kthehemi në shtëpi”, citohet të ketë thënë Yun, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Shneta.

Ai ka deklaruar se të gjitha dhomat ku kryhet procedura e krematoriumit janë duke punuar 24/7 në Wuhan.

Yun ka treguar se nuk mund të hanë dhe as të pinë për kohë të gjatë brenda ditës për shkak se duhet t’i kursejnë kostumet mbrojtëse, pasi i njëjti nuk mund të përdoret pasi të hapet për nevojat personale.

Anëtarët e familjes së të vdekurve nuk lejohen t’ia japin lamtumirën e fundit, për shkak të rrezikut nga infektimi me virusin.

Deri më tani janë regjistruar mbi 1115 vdekje në Kinë dhe mbi 45 mijë të prekur nga sëmundja.

të fundit

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

15 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

39 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

41 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

59 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

1 hour ago