Koronavirusi vazhdon të përhapet ndërsa njerëzit si duket nuk po gjejnë dot më qetësi.
Në rastin konkret, një burrë nga Lituania është detyruar që të marrë masa ‘drastike’ ndaj bashkëshortes së tij pasi dyshonte që kjo e fundit mund të ishte e sëmurë me COVID-19.
Sipas raportimeve, ai e mori bashkëshorten dhe e mbylli në banjon e shtëpisë së tyre. Masat ekstreme burri vendosi që t’i merrte pasi mori vesh se bashkëshortja kishte takuar një grua kineze e cila kishte udhëtuar në Itali.
Duke folur për mediat, lituanezi u shpreh se u detyrua që ta izolonte gruan në banjo pasi kishte folur më parë në telefon me mjekët, të cilët i kishte pyetur sesi mund ta mbante koronavirusin larg.
Nga ana tjetër, bashkëshortja arriti që të merrte në telefon policinë që nga tualeti dhe të kërkonte ndihmë.
Për të qenë të sigurut, gruaja u testua për COVID-19 dhe rezultoi të ishte e pastër. Deri më tani, në Lituani rezulton vetëm një rast i konfirmuar me koronavirusin.
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…