Categories: Uncategorized

Dashuria nuk është turizëm, nisma që do bëjë bashkë çiftet e ndara nga pandemia

Ndoshta është patetike të rikujtosh se që kur pandemia preku jetët tona, shumë gjëra ndryshuan. Biznesmenët mbyllën qepenët, transporti publik fiku motorrët, qytetarët lanë punët e tyre dhe fëmijët braktisën shkollat.

Që prej ditëve të para kur COVID-19 u bë kryetemë në botë, masa që u përfol njëzëri mes qeverive ishte izolimi dhe mbyllja e kufijve si mënyra më e mirë për të ndaluar transmetimin e virusit.

Sot, thuajse 5 muaj që kur koronavirusi qëndron mes nesh, kufijtë vazhdojnë të jenë të mbyllura për një pjesë të mirë të shtetasve botërisht.

Kujtojmë këtu se turizmi është ndaluar në shumicën e vendeve dhe me të drejtë.

Por dashuria nuk është turizëm.

Ndoshta të mendosh për të dashuruarit duket patetike dhe një kapriço fëminore për qeveritarët dhe politikat e shtetit. Por nuk është aspak. Sidomos në një kohë kovidiane kur shëndeti mendor merr një sforco më të madhe për shkak të sfidave të forta. Marrëdhëniet njerëzore dhe e ardhmja e tyre kanë mbetur pezull për 5 muaj të vështirë, të largët dhe pa parë asnjë përpjekje konkrete për zgjidhje të këtij problemi.

Por dashuria nuk është turizëm. Është pikërisht kjo nisma që është marrë në rrjet për të bërë bashkë të dashuruarit në këto ditë të vështira. Nëpërmjet një website, dy programues, njëri nga Franca dhe tjetri nga Gjermania kanë ngritur peticione për të marrë mjaftueshëm firma që të hapin kufijtë për të dashuruarit të cilët janë harruar totalisht nga shtetet dhe politikat e ndjekura prej tyre në kohë pandemie.

Deri tani vetëm 11 vende kanë lejuar çiftet të takohen dhe ato janë: Danimarka, Norvergjia, Holanda, Cekia, Islanda, Austria, Zvicra, Finlanda, Gjermania, Franca dhe Spanja.

Asnjëri nga vendet fqinje me vendin tonë nuk e ka përqafuar akoma nismën e cila do të shpëtonte mijëra marrëdhënie njerëzore që kanë muaj që rrinë varur duke pritur hapjen e kufijve.

Prandaj për ta mbështetur nismën e cila do të bënte bashkë shumë njerëz të dashuruar, mund të klikoni në këtë link:

LINKU

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago