Koronavirusi po merr përhapje të frikshme në gjithë botën. Deri më tani Shqipëria numëron 23 të prekur.
Rasti i parë u shënua sot në Turqi, që deri më tani i kishte bërë përshtypje gjithë botës për numrin të madh të popullsisë dhe afërsinë me Iranin, që është vendi i tretë për numrin e rasteve të infektuar me koronavirus.
Sipas Corriere.it, ka 3800 viktima, 111,000 të prekur në 105 shtete të botës. Ka ende shtete që deklarojnë se janë ‘Covid-19 Free’, që do të thotë nuk kanë virus apo të prekur.
Turkish Airlines ka ndërprerë të gjitha fluturimet dhe sistemi sanitar turk është më i strukturuar se i Iranit. Pasagjeri francez, në një fluturim me Turkish, rezultoi pozitiv, për këtë arsye ditën e enjte i gjithë ekuipazhi u vendos në karantinë për 14 ditë.
Koreja e Veriut është shteti tjetër që ngelet i bardhë në hartën e vëndeve të paprekura.
Greenland është një vend i paprekur, ndoshta kjo shpjegohet nga numri i vogël i popullatës, me 56,171, që do të thotë 0,027 banor për kilometër katror. Rezultati i vertetë është në dyshim, sepse sistemi i tyre shëndetsor nuk është kaq i fortë. Spitali Quinn Ingrid ka vetëm 156 shtretër dhe është më i madhi i gjithë vendit.
Nuk regjistrohen raste në Yemen. Po ashtu, Siria është një vend i paprekur – shteti që konsiderohet një teatër lufte dhe hyn në vitin e dhjetë. Lufta ka dëmtuar shumë struktura spitalore. Nga burime zyrtare qeveritare nuk konfirmohet asnjë rast. Ndërsa sipas zërave të opozitës, nga burime anonime, ka qindra raste të prekura dhe dhjetra raste vdekjeje në 4 provinca siriane. Fluturimet nga Bagdadi në Teheran janë pezulluar.
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…
Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…
E hëna, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të mbledhë kryetarët e grupeve parlamentare për të përcaktuar emrat në kryesitë…