Raporti i përvitshëm i vendeve më të mirë për të rritur fëmijët, mund të ketë zhgënjyer shumë amerikanë. Shtetet e Bashkuara janë larg kreut të listës, të cilin e kanë pushtuar, siç po ndodh rëndom së fundi, shtetet skandinave.
Tre pozicionet e para i kanë zënë Danimarka, Suedia dhe Norvegjia dhe ky tashmë po kthehet në trend. “Këto vende kanë një leje lindjeje mjaft bujare, jo vetëm për nënat, por edhe për baballarët. Ato ofrojnë kurse parashkollore falas dhe kanë sisteme publike arsimore shumë të mira”, thuhet në raportin e at “U.S. News & World Report”.
None found
Në përgjithësi, të gjitha vendet e para të listës i kanë zënë shtete në Europë si dhe Kanadaja e Australia. Raporti analizon situatën në 73 shtete të ndryshme dhe ka vëzhguar më shumë se 20.000 vetë në Amerikën e Veriut e atë të Jugut, në Azi, Europë, Lindjen e Mesmë dhe Afrikë.
Renditja e vendeve më të mira të vitit 2020 për të rritur fëmijët mbështetet mbi disa kritere. Ajo ndikohet nga një studim global i bazuar në perceptime dhe i liston shtetet sipas rezultateve të arritura në tetë pika: kujdesi për të drejtat e njeriut, sa miqësor konsiderohet ai vend për familjen, sa është i tillë ambienti i tij për barazinë gjinore, si qëndron në raport me lumturinë, a ka barazi të ardhurash, si e ka nivelin e sigurisë, e sa të zhvilluar e ka arsimin publik dhe sistemin e kujdesit shëndetësor.
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…
Dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas shpërthimit të një automjeti tip “Benz”, mbrëmjen e sotme, në bulevardin “18 Shtatori”…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me deputeten e pavarur të…
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…
Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...