Categories: Uncategorized

Çfarë duhet të hamë në darkë e çfarë jo, për një gjumë sa më të mirë

Sipas ekspertit të gjumit të britanikes Independent, Sammy Margo, ka një listë ushqimesh të duhura për kohën para gjumit.

Margo shpjegon se ushqime të caktuara na ndihmojnë të biem shpejt në përhumbjen e fjetjes, ndërsa të tjera na pengojnë duke na mbajtur zgjuar.

Rreth një e treta e njerëzve ka probleme me gjumin thotë ai, duke prezantuar listën me ushqimet e këshilluara para gjumit, që duket se i ngjasojnë shumë atyre të mëngjesit.

1. Banane
Megjithse zakonisht konsiderohen si ushqim me energji, bananet janë gjithashtu të pasura me magnez, i cili relakson muskujt, dhe gjithashtu kanë serotonin e melatonin, të cilat inkurajojnë gjumin.

2. Bajame
Megjithse të njohura si burim yndyrnash bajamet janë gjithashtu të pasura me triptofan dhe magnez të cilët ndihmojnë natyralisht në relaksimin e muskujve dhe të sistemit nervor, duke stabilizuar në të njëjtën kohë ritmin e zemrës tuaj, thotë Margo.

3. Mjalti
Vetëm një lugë çaji mjaltë është e mjaftueshme për të stimuluar çlirimin e melatoninës në tru dhe bllokimin e oreksinës (e cila na mban vigjilent), duke na ndihmuar kështu të relaksohemi.

4. Drithrat
Drithërat këshillohen për kohën para gjumit pasi janë të pasura me vitamina, minerale dhe amino-acide, të cilët nxisin çlirimin e hormonit gjumë-sjellës melatonin, dhe gjithashtu inkurajojnë prodhimin e insulinës dhe rritjen natyrale të sheqerit në gjak.

5. Gjeli i detit

Mishi i gjelit të detit është një ushqim i rëndë por një porcion i vogël para gjumit na ndihmon me çlirimin e triptofanit, i cili bashkë me proteinat e mishin na bën të ndjehemi të mbushur.

Çfarë të Mos konsumojmë para krevatit:
1. Alkool
Megjithse një gotë e vogël verë mund të na ndihmojë të relaksohemi, masa të mëdha alkooli na pengojnë të arrijmë fazat e gjumit të thellë.

2. Djathi
A kemi dëgjuar ndonjherë për njerëz që tregojnë ëndrra të çuditshme që kanë parë pasi kanë ngrënë shumë djathtë? Kjo ndodh ndoshta prej përmbajtjes së lartë të amino-acidit tiranin i cili ë bën trurin tonë më vigjilent. Prandaj evitoni antipastat e panevojshme të djathit pas darkës pasi nuk do të na ndihmojnë me gjumin.

3. Ushqimet pikante
A keni pasur probleme me tretjen pas ushqimeve pikante indiane apo orientale? Përveç problemeve të tretjes, hormoni kapsaicin i specave djegës, e bën të vështirë rregullimin e temperaturës së trupit, çka mund të sjellë një gumë të trazuar të natës.

4. Ushqime të yndyrshme
Ushqimet e yndyrshme janë të vështira për t’u tretur nga stomaku dhe kanë gjasa të shkaktojnë djegie të rrugëve tretëse, duke vështirësuar gjumin.

5. Kafeja
Të gjithë duhet ta dinë që kafeja është nga produktet më kundër-produktive për gjumin, pasi stimulantët e saj mund të qëndrojnë në sistemin tonë disa orë pas konsumit. Prandaj pas darke nuk duhet të konsumohet kafe edhe dëshira mund të jetë e madhe për momentin.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago