Categories: Uncategorized

Bleu vezë në supermarket por më pas u bë me tre rosakë

Një grua në Britani u bë me 3 rosakë të quajtur Beep, Peep dhe Meep, të cilët çelën nga vezë që kishte blerë në supermarket.

29-vjeçarja Charli Lello vendosi që të eksperimentonte me vezët të cilat i futi në inkubator, gjatë kohës që ndodhej në shtëpi, e karantinuar për shkak “Ideja më lindi nga një video që më doli në Facebook, të dikujt që kishte çelur vezë thëllëze”, tha e reja duke folur për CNN. “Ky në fakt ishte plani im fillestar, por ndërkohë që ndodhesha në supermarket pashë vezët e rosës dhe mendova përse të mos e provoj edhe me to. Përpara karantinës me mamanë time kishim folur për idenë për të marrë rosa në shtëpi gjithsesi.”

Të lidhura

None found

“Një mendje me thoshte që nuk do të funksiononte kurrë. Asnjë prej vezëve të thëllëzave nuk çeli, por pas 6 ditësh në inkubator, kontrollova vezët e rosës dhe mund të shihja damarë gjaku dhe një embrion të vogël. Të dy ditët që Beep po çelte i kalova e ngjitur pas inkubatorit. Pas tij çeli Peep dhe një javë më pas Meep”, tregoi 29-vjeçarja.

Lello, e cila ka edhe pula, planifikon që t’i mbajë rosakët në shtëpinë e saj në Herfordshire, në veri të Londrës, derisa t’i dalin plotësisht puplat dhe më pas t’i lëshojë jashtë bashkë me pulat.

Ajo tha se rezultati nga eksperimenti e kishte bërë të ndihej shumë mirë dhe këshilloi që kushdo që dëshiron të bëjë të njëjtën gjë, duhet më parë të ketë të gjithë kushtet e nevojshme.

Ndërkohë, në një reagim për CNN supermarketi tek i cili 29-vjeçarja bleu vezët tha se vetëm në raste të rralla vezët e tyre mund të fekondoheshin.

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me…

1 minute ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash…

17 minutes ago

Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Energjia juaj do t’iu zbulojë në mënyrën më të natyrshme. Në të njëjtën kohë, veprimet tuaja do të do…

19 minutes ago

Diana Kastrati case: Trial in absentia sought for the accused

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…

31 minutes ago

Rasti i Diana Kastratit, kërkohet gjykimi në mungesë të të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…

35 minutes ago

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

4 hours ago