Categories: Uncategorized

Aty ku hyn gjyshja, nuk hyn mjeku

“Aty ku hyn dielli, nuk hyn mjeku’’. Po sikur t’ju themi se aty ku hyn gjyshja, nuk ka vend as për diellin e as për mjekun. Kushdo që ka patur fatin të jetojë me gjyshe në shtëpi, përveçse ka marrë nga dashuria e pamasë që vetëm një gjyshje di të dhurojë, por ka përfituar edhe nga përkujdesja e tyre. Me siguri shumë prej jush i mbajnë akoma mend ilaçet e çuditshme me raki apo uthull që ju bënin gjyshet kur ishit me temperaturë. Në artikullin e sotëm do ju prezantojmë 5 ilaçet e gjyshes që nuk dështojnë kurrë.
1.Përdorni patate kur ju pickojnë mushkonjat: Kjo është gjëja më e pazakontë që mund t’ju kenë dëgjuar veshët së fundmi, por ky ilaç i gjyshes funksionon vërtetë. Nëse ju pickojnë mushkonjat, nuk keni pse lyeni trupin me alkool. Mjafton të vendosni një fetë patateje në lëkurë dhe shenja e pickimit do të zhduket menjëhere.

2.Vendosni hudhër për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve: Dhimbja e një dhëmbi të prishur, sidomos në orët e vona të natës kur nuk keni asnjë mjekim në shtëpi, mund të kthehet në një makth të vërtetë. Ndiqni këshillën e gjyshes, dmth vendosni një thelb hudhër në dhëmbë për 7-10 minuta dhe shpëtoni nga ky shqetësim.

3.Përdorni lëkurë portokall kur ju bllokohen hundët: Nëse e keni vënë re, shumë prej solucioneve nazale kanë në përmbajtjen e tyre shije portokalli. Pse të harxhoni para duke blerë një të tillë, ku fare mirë mund të zieni lëkura portokalli. Pasi të filtroni lëngun, hidheni në një shishe spray dhe përdoreni.

4.Hani kos për të luftuar erën e keqe të gojës: Shumë njerëz, të cilët flenë me gojë hapur gjatë natës, nuk mund të mos e vuajnë erën e keqe të që ju vjen nga goja në mëngjes. Zgjidhja ? Një lugë kos esull, bakteret e mira të këtij të fundit eleminojnë erën e keqe të mëngjesit.

5.Kafshoni një laps për të pushuar dhimbjen e kokës: Shpeshherë na dhemb koka, dhimbje e cila mund të shkaktohet nga stresi, ankthi, lodhja apo përjetimet e ndryshme emocionale. Por në vend që të përdorni medikamente të ndryshme qetësuese që sjellin efekte anësore zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë, duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve. Dhimbjet e kokës janë të lidhura dhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muskujt e nofullës të relaksohen.

të fundit

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

6 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

34 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

52 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

60 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

1 hour ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago