Categories: Uncategorized

Astronautët po kthehen në tokë

Dy astronautët amerikanë që u nisën në fund të majit drejt hapësirës kanë nisur kthimin në tokë, pas misionit të tyre që shënoio një erë të re në fluturimet hapësinore amerikane, të cilat ishin ndërprerë që prej vitit 2011.

Astronautët amerikanë Doug Hurley dhe Bob Behnken kanë nisur rikthimin në tokë pas misionit të tyre të nisur në fund të muajit maj.

Të lidhura

None found

Ata kanë shkëputur kapsulën e tyre Dragon Endeavour nga stacioni hapësinor ndërkombëtar për të filluar udhëtimin e kthimit.

Dy astronautët pritet të zbresin në brigjet e floridës dhe një ulje e suksesshme do të thoshte që Amerika, është rikthyer në shërbim.

Kjo aftësi humbi kur vendi tërhoqi raketat e tij në 2011. Agjencia hapsinore amerikane, Nasa, tha se partneri i saj tregtar, Space X, ka zgjedhur një vend uljeje larg uraganit Isaias, që duket se do të përshkojë të dielën brigjet lindore të floridës.

Mjetet e pritjes janë tashmë në vend, në floridën perëndimore. Janë mbushur 45 vite që kur kapsula e fundit amerikane, me ekuipazh, u ul në oqean. Asokohe ishte një kapsulë Apollo që u kthye në paqësor.

Dy astronautët, mbërritën në stacionin hapsinor gati dy muaj më parë. Nisja e tyre në një raketë Falcon 9, të ofruar sërish nga space X, hapi një erë të re në fluturimet hapsinore amerikane.

NASA ka vendosur që të mos ketë më mjete transporti në orbitën e poshtme të tokës, duke zgjedhur ta blejë këtë shërbim nga partnerët komercialë. Kompania Space X nga kalifornia, është ofruesja e parë e saj.

Pjesa më e madhe e mjeteve, përfshirë pjesë të raketës Falcon, janë të ripërdorshme. E kjo, sipas administratorit të NASA-s, jim bridestine, ka reduktuar kostot. Edhe kompania Boeing po ashtu po punon për shërbimin taksi drejt stacionit hapsinor, por ka regjistruar disa vonesa pas disa problemeve në softëuere në kapsulën e saj starliner.

të fundit

Kosovo takes part in the 48th Francophonie Conference

Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom…

2 minutes ago

Kërçeli: We have not bought energy from Serbia, while we are seeking to return the KEK you sold to state ownership

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për importimin…

2 minutes ago

Baloku: Investigation into the Arlinda Zekaj case will determine institutional responsibilities

Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti,…

2 minutes ago

Links between Alice Huang’s companies and Huawei under investigation as scandal also engulfs Nvidia leadership

Skandali që ka tronditur gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia po merr përmasa të reja. Në qendër të hetimeve është 42-vjeçarja…

3 minutes ago

Korçë, fault in the drinking water network: Neighborhood No. 17 without supply, problems also reported in other areas

Një defekt, i konstatuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr.…

3 minutes ago

14 November 2026: Rain across the country and strong winds along the coast

Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin dhe erë e fortë në bregdet Shqipëria do të…

3 minutes ago