Categories: Uncategorized

Amerikanët lëshojnë 750 milionë mushkonja të modifikuara gjenetikisht në natyrë! Arsyeja do t’ju shokojë!

Autoritetet lokale të Florida Keys më në fund, pas një dekade, kanë aprovuar një plan për lirimin e 750 milionë mushkonjave të modifikuara gjenetikisht, pavarësisht kundërshtimeve nga shumë vendas dhe një koalicion i grupeve të mbrojtjes së mjedisit, raporton CNN.

Ky projekt-pilot është krijuar për të provuar nëse një mushkonjë e modifikuar gjenetikisht mund të jetë një alternativë e suksesshme për spërkatjen e insekticideve.

Llojet e mushkonjave aedes aegypti që banojnë në Florida transmetojnë disa sëmundje infektive vdekjeprurëse si zika, ethet e dengos, chikungunya dhe ethet e verdha.

Në fillim të vitit 2021, mushkonjat gjithashtu do të lëshohen në Teksas, thonë nga Oxitec, një kompani britanike me qendër në Shtetet e Bashkuara që ka zhvilluar mushkonjat e modifikuar gjenetikisht.

Autoritetet e Florida iu drejtuan Oxitec për ndihmë, e cila zhvilloi një mushkonjë mashkull, e programuar të vdiste para moshës madhore, përveç nëse nuk është kultivuar në ujë që përmban tetraciklinën e antibiotikut. Sëmundjet transmetohen vetëm nga femrat. Kështu, pasardhësit e mushkonjave do të shuheshin dhe rritja e popullsisë do të ishte e kufizuar.

Mushkonjat e modifikuara gjenetikisht janë testuar në ishujt Kajman, Panama dhe Brazil, dhe firma ka raportuar sukses të madh. Në pjesën urbane të Brazilit, numri i mushkonjave ka rënë me 95 për qind, thonë ata.

Grupet mjedisore shqetësohen se përhapja e gjeneve mashkullore të modifikuar gjenetikisht në natyrë mund të dëmtojë speciet e rrezikuara të shpendëve, insekteve dhe gjitarëve që ushqehen me to. /KP

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago