Një dhëndër anonim ka ndarë në rrjetin social Reddit një ngjarje të pakëndshme që i ndodhi vetëm pak javë para dasmës. Vëllai i tij i kishte treguar se dëshironte t’i propozonte të dashurës së tij prej tre vitesh. Madje, ai kishte blerë edhe unazën dhe kishte menduar që propozimi të ndodhte gjatë dasmës së të vëllait.
I shokuar, dhëndri anonim ia bëri të qartë se kjo nuk mund të ndodhte, pasi do të ishte mungesë respekti ndaj tij dhe nuses që do të festonin ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre atë natë. Megjithatë, vëllai këmbënguli duke u shprehur se ishte momenti i përshtatshëm për t’i propozuar të dashurës, pasi do të ishin të pranishëm të gjithë njerëzit e tyre të dashur.
Pas një diskutimi të gjatë, ku asnjëri prej të dyve nuk ra dakord me tjetrin, dhëndri vendosi që ta hiqte të vëllanë dhe të dashurën e tij nga lista e të ftuarve. Ky vendim shkaktoi debat në familje, por dhëndri thotë se ai dhe bashkëshortja e tij janë të bindur për vendimin që kanë marrë.
Sigurisht që kjo është një situatë e vështirë. Propozimet në dasma janë kthyer në një trend të madh dhe videot që qarkullojnë online na kanë bërë të gjithëve të ëndërrojmë, ndonjëherë duke mos menduar fare për çiftin tjetër që supozohet të marrë gjithë vëmendjen, pasi është dasma e tyre. Por a duhet të ndodhin të tilla propozime apo janë mungesë respekti për çiftin që martohet, pasi u vidhet gjithë vëmendja?
Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Izraelit dhe Italisë, e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë, nisi me tensione…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga masakra në Shkodër me…
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një drejtues mjeti ka humbur jetën si pasojë…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar sërish banorët e qytetit të Gazës që të largohen sa më shpejt të jetë…
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku dy persona u…
Pas humbjes së votës së besimit në Asamblenë Kombëtare, Kryeministri francez François Bayrou pritet t’i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen Presidentit Emmanuel…