Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit. Me siguri dhe ju që po lexoni mund të ju ketë ndodhur në shumë raste.
Pjesa më e predispozuar për tu kërcitur është pjesa e kurrizit apo duart e gishtat. Megjithëse mund t’ju dhurojë kënaqësi dhe çlodhje të momentit e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ky zakon është i rekomandueshëm. Në këtë artikull do t’ju tregojmë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me kërcitjen e kockave në trup.
None found
A është e nevojshme?
Nëse në këtë temë e gjeni vetën s’jeni të vetmit, pasi të dhënat tregojnë se 45% e njerëzve i kërcasin të paktën një herë në ditë kyçët dhe nyjat e tyre. Por zhurma e lehtë e kësaj kërcitje bashkë me ndjesinë e çlirimit, mund të shkaktojë një sërë problemesh në trupin tuaj. Duke nisur nga artriti e deri tek dëmtime të tjera të kockave a janë të vërteta të gjithë çfarë thuhen për shëndetin e kockave?
Pra, a është e dëmshme? Përgjigja e shkurtër do të ishte jo, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes. Nëse ju vjen spontanisht të kërcitni një pjesë të trupit në raste të veçanta nuk shkakton asnjë problem. Studime të shumta kanë treguar se në rastet kur kjo ndodh spontanisht është një çlirim që trupit i duhet dhe nuk shkakton efekte anësore. Rreziku fillon kur e teproni me këtë veprim në çdo pjesë të trupit.
Një zakon i rrezikshëm?
Ekspertët thonë se njerëzit të cilët e bëjnë këtë veprim çdo ditë, disa herë në ditë apo edhe disa herë në javë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Kjo do të thotë më shumë mundësi për të pësuar fraktura dhe kocka të thyera e të dobëta. Ende nuk ka një përgjigje të saktë nga mjekët përse ky fenomen ndodh spontanisht në trup, por kur ju e sforconi atëherë krijoni dëmtime të vogla të kockave të cilat më vonë mund të shkaktojnë probleme. Gjithsesi një lidhje e qartë mes artritit dhe kërcitjes së kockave nuk është vërtetuar ende nga mjekët.
Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë.…
Një rast i gripit të shpendëve është zbuluar në një fermë në shtetin e Brandenburgut, pranë Berlinit, për herë të…
Një urë hekurudhore është shembur mëngjesin e kësaj të marte, 10 nëntor, në rajonin e Arkhangelskut, në veri të Rusisë,…
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, është prezantuar zyrtarisht monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, me…
Komediani britanik dhe një prej autorëve më të njohur të librave për fëmijë, David Walliams, është përfshirë në një skandal…
Anija franceze “Abeille Marengo” u nis pak pas orës 18:00 të së martës nga porti i Iraklios në Kretë, për…