Categories: Uncategorized

A do të zbehet COVID 19 në verë dhe të kthehet më pas si gripi?

Gripi sezonal ka tendencën të zhduket gjatë verës dhe kjo po bën që disa të shpresojnë që dhe koronavirusi do të zhduket gjatë verës. Ekspertët shpjegojnë pse transmetimi i disa sëmundjeve ulet nga temperaturat e larta dhe paralajmërojnë që të mos e zvogëlojmë kujdesin.

Pse disa viruse janë sezonale?

Të lidhura

None found

Dr Marc Lipsitch: Ajo që e bën virozën sezonale sezonale është një kombinim i mundësive për t`u transmetuar dhe çfarë përqindje e popullsisë është imune, e kombinuar me motin.Lagështia është më e ulët në dimër, gjë që ndikon në transmetimin e sëmundjes.

Dr Lee W Riley: Njerëzit vazhdojnë t`a marrin ftohjen e zakonshme [në verë] dhe kemi filluar të shohim koronavirusin e ri dhe në hemisferën jugore. Ka të bëjë më shumë me mënyrën se si njerëzit sillen.

A mund të presim që numri i rasteve Covid-19 të bie këtë verë?

Lipsitch: Bazuar në vlerësimet tona më të mira nga koronaviruset e tjerë, vera nuk do të sjellë transmetimin në një nivel ku numri i rasteve zvogëlohet. Do të rritet vetëm më ngadalë

Është e qartë që moti i ngrohtë nuk ndalon transmetimin ose rritjen e virusit. Kjo është e qartë nga Australia, Singapori dhe Hong Kong. Singapori dhe Hong Kongu e kanë mbajtur atë në një masë të madhe nën kontroll, por kjo me anë të masave të jashtëzakonishme. Nuk ka dyshim se koronaviruset janë të afta të transmetohen në klimat më të nxehta dhe të lagështa.

Dr George Rutherford: Duke menduar se do të iki si me magji në prill ose maj ky është “i menduari magjik”. Parashikimet tregojnë mjaftueshëm transmetim gjatë verës.

Riley: Është një virus plotësisht i ri, kështu që është vërtet e vështirë të dihet se çfarë do të ndodhtë.

A mund të ketë një valë të dytë të infeksionit në vjeshtë?

Riley: Një ripërhapjee e epidemisë është sigurisht e mundur; ka filluar të ndodhë në Hong Kong. Hong Kong- u e kontrolloi me sukses epideminë herët, dhe ata më pas filluan të lehtësojnë disa nga kufizimet e tyre. Tani kanë filluar të shohin që rastet e reja po rishfaqen.

Rutherford: Në vitin 2009, pamë një valë të dytë të gripit të derrit. Filloi në pranverë në Meksikë. Disa shkolla në Shtetet e Bashkuara u mbyllën më dhe kur [studentët] u kthyen në vjeshtë, u kthye dhe sëmundja. Shpërthimi u zhduk sepse një vaksinë doli atë vjeshtë. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë rast. Do të duhet të përshtatemi derisa të zbulohet një vaksinë.

Lipsitch: Nëse mbajmë distancimin shoqëror përpara se një pjesë e madhe e popullatës të jetë imune, mund të ketë një kulm të dytë të infeksioneve në vjeshtë, kur është më ngjitëse, për shkak të fillimit të shkollës dhe temperaturave më të ftohta. Dhe ky do të ishte rezultati më i keq i mundshëm. /bota.al

të fundit

Horoskopi 20 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe…

2 hours ago

Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës

Sulmuesi veteran i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do ta udhëheqë vendin e tij në Kupën e Botës 2026 këtë verë (11…

2 hours ago

JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, nuk ka plan për transferim të uraniumit në Rusi

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance ka deklaruar se negociatat me Iranin kanë shënuar “progres të rëndësishëm”,…

3 hours ago

Zbulohen nominimet e BET Awards 2026, Cardi B në krye të listës

BET Awards 2026 ka publikuar zyrtarisht listën e nominimeve dhe në krye të saj qëndron Cardi B, e cila këtë…

3 hours ago

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri do të raportojë nesër në Komitetin…

3 hours ago

AMP “zbarkon” në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë mbrëmjen e sotme një operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi…

4 hours ago