Categories: Uncategorized

8 sjellje të tij që s’duhet t’i ngatërroni me dashurinë!

Shpesh sjellja e dikujt na konfuzon. Një gjest i ëmbël mirësjelljeje mund të keqkuptohet, ashtu siç shumë veprime të tjera ngatërrohen me dashurinë.

Që të mos e gënjeni veten dhe ta dalloni qartazi nëse ai/ajo po shfaq vërtet interes apo janë thjesht veprime të zakonshme, analizoni shenjat më poshtë.

1. Kur ai pëlqen fotot e tua në Instagram

Mendo pak: edhe ti do t’i jepje “like” një fotoje profili të dikujt që e njeh, nëse ka dalë bukur. Ose ose, e kundërta: s’i pëlqen fare ajo foto, por e pëlqen sa për respekt. Shkurt, like-t tani s’i kursen njeri, të gjithë u bëjnë like të gjithëve dhe madje, ndonjëherë na pëlqejnë pikërisht ata që nuk u bëjmë like.

2. Kur pëlqen çfarëdolloj gjëje tënden në rrjetet sociale

Kjo s’do të thotë gjë. Asgjë! Mund të kesh një profil interesant për të por, kjo nuk do të thotë se i pëlqen.

3. Kur ai të qëras

Epo, është tjetër gjë kur dilni të dy me idenë për t’u njohur, dhe tjetër gjë kur vetëm ti del me idenë për t’u njohur me të. Por edhe kur dilni si miq, është minimumi që dikush mund të bëjë. Bëni mirë ta qërasni ju herën tjetër.

4. Kur ai të pyet a ke ndonjë plan të premten

Qetësohu! Ndoshta po shikon ç’mundësi ka për atë natë, dhe ti je një prej opsioneve. Urime!

5. Kur të merr në orën 1 të natës dhe kërkon të të takojë

Kjo, quhet “takim nate”.

6. Kur t’i kthen mesazhet në sekondë

Thjesht po të përgjigjet. Po të ishte më i interesuar, do të mendohej pak më shumë përpara se të të kthente.

7. Kur të kap dorën në rrugë

Mund të jetë thjesht një përpjekje për të krijuar afrimite fizik. Kaq.

8. Kur sillet mirë

Këtu ngatërrohemi gjithmonë ne. Ndoshta është thjesht djalë i mbarë, ndoshta nuk është fare i mbarë, por është i sjellshëm, me të gjitha.

të fundit

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

13 minutes ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

28 minutes ago

Kuvendi nis me tensione, Sali Berisha shkon në foltore, rrethohet nga Garda (VIDEO)

Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…

56 minutes ago

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

1 hour ago

Zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të bojkotohen? Flet Berisha: Është një opsion, Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…

1 hour ago

Nis Legjislatura e 11-të, e Kuvendit, Vasil Llajo mban fjalën e tij

Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…

1 hour ago