Categories: Uncategorized

8 Marsi po afron, disa ide se si mund ta suprizoni të shtrenjtën tuaj

Të gjithë e dime se askush si nëna nuk na jep dashuri dhe lumturi. Çdo gjë që bëjmë nuk mjafton për t’ja shpërblyer përkushtimin dhe kujdesin që tregojnë gjithmonë. 8 marsi do dhe shumë pak ditë që të vijë dhe ne kemi disa ide se si mund ta suprizoni të shtrenjtën tuaj.

Mesazhe, lule dhe mengjes në shtrat

Kjo mund të jetë dhurata e parë e ditës. T’i thuash fjalët më të ëmbla njeriut më frymëzues të jetës, të paktën në një ditë, mund të jetë një lumturi më vete për të. Mos harro! Femrat duan të ndihen të përkëdhelura. Shkruani së bashku me fëmijët disa mesazhe dashurie në një pusullë dhe tregojani në mëngjes zonjës suaj. Më pas, përgatiteni bashkë me fëmijët mëngjesin dhe dërgojani në shtrat, së bashku me një buqetë unike lulesh.

Për nënat që dashurojnë lulet

Tri vazo me lule natyrale që shkruajnë fjalën MUM (mami – në shqip duhen katër) mund të jetë po ashtu një ide mjaft e mirë për nënën, por kjo natyrisht mund të shfrytëzohet për motrën apo të dashurën, me inicialet e saj.

Një set me produkte kozmetike

Mbetet gjithmonë një variant i dashur për femrat: parfum, kremra për trupin dhe flokët, maska të të gjitha llojeve, shampoo etj. janë gjithmonë dashuri për femrat.

“Këtë herë kuzhinierët jemi ne”

Mund të organizosh një ditë të veçantë ku kuzhinierët janë fëmijët. Kjo mund të jetë një surprizë shumë e këndshme për zonjën e shtëpisë, për më tepër nëse ju nuk hyni asnjëherë në këndin e saj të gatimit, përveç rasteve për të kontrolluar dhe për të pyetur “dhe sa do të bëhet gati”?

Një shportë me çokollata

Një shportë e mbushur me çokollada sidomos ato të errëta, dhe me shije të ndryshme janë një zgjidhje që të gjitha nënave do ju pëlqejë, dhe do ta ëmbëlsoni edhe më tepër në këtë ditë speciale për të.

Një shall prej pëlhure

Ky shall me fije mëndafshi do të ishte ideale si për nënat e vjetra ashtu edhe për nënat e reja. Mundohuni që ta zgjidhni një ngjyrë gazmore që të vishet edhe në raste speciale.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

13 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

18 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

33 minutes ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

53 minutes ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

1 hour ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago