Categories: Uncategorized

6 mënyra si ta frenoni veten nga të rënit në dashuri shpejt

Dashuria është e verbër. Edhe personat më të kujdesshëm priren të humbasin sensin e të arsyetuarit kur bien në dashuri. Jay Shetty ndan disa mendime se si të marrim vendime të mira në mënyrë të vetëdijshme në lidhje me kë dhe si ne dashurojmë. “Dashuria e vërtetë është gjithmonë natyrale, reale dhe organike. Kjo nuk do të thotë që duhet të jetë e shpejtë dhe e menjëhershme”, sqaron ai.

Këto janë gjashtw mënyrat, sipas tij, që do t’ju ndihmojnë për të pasur fokusin e duhur dhe për të mos rënë shumë shpejt ‘brenda’.

1. Si e përcaktoni dashurinë?
Pyeteni veten se çfarë do të thotë dashuria për ju dhe si doni që ajo të duket?

2. Cilat janë vlerat e dashurisë tënde?
“Vetëm sepse ju përdorni të njëjtat fjalë apo gjuhë, nuk do të thotë se keni vlera të njëjta”, tha Shetty. Të dish se çfarë vlerëson në një marrëdhënie dhe në dashuri do të të ndihmojë të shohësh nëse vlerat e dikujt tjetwr janë në të njëjtën linjë me tuajën.

3. Çfarë synoni në jetë?
“A po ju ndihmon personi për t’u afruar më shumë aty ku ju doni, apo po ju shtyjnë në drejtim të kundërt me të”, duhet të pyesni veten sipas tij.

4. Cilët janë tre prioritetet e mia kryesore?
Për këtë mund t’ju vijë në ndihmë:
a. Nuk do të dilja kurrë me një person i cili ….?
b. Çfarë është e palëkundur në listën tuaj të prioriteteve?
c. Cilat janë gjërat që ju nuk do t’i toleroni, pavarësisht se sa tërheqës është personi për ju?

5. Cilat janë tre preferencat që kam kur bëhet fjalë për dikë me të cilin jam në një lidhje?
Ka gjëra ndaj të cilave tërhiqemi tek një person dhe kjo është në rregull. Të pasurit e një ideje në lidhje me preferencat ndihmon në marrjen e vendimeve të rëndësishme që lidhen me zgjedhjen e personit të duhur.

6. Cilat janë tre pikat e nevojshme për të cilat personi tjetër ka nevojë, dhe a mund t’i arrij ato?
Jini të ndershëm në lidhje me ato që personi tjetër ka nevojë nga ju. Nëse nuk i plotësoni dot ato sipas mënyrës që ata presin që të plotësohen, ata nuk do të ndihen të dashuruar. Duke bërë këtë ju mund të parandaloni lëndimin e njëri- tjetrit.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

27 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

1 hour ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago