Categories: Uncategorized

4 kombinime shenjash horoskopi që s’i lidh asgjë përveç kimisë fizike

Duhet të dini se ka kombinime shenjash që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin emocionalisht, por kur vjen puna tek kimia….Vëmendje!

Përputhja mes dy njerëzve sigurisht që kalon parashikimet e zodiakut, por hidhini një sy kombinimeve më poshtë dhe më pas jeni të lirë të kundërshtoni sa të doni.

Të lidhura

None found

1. Dem + Akrep

Thonë se të kundërtat tërhiqen, për më tepër kur një Dem dhe një Akrep bëhen bashkë. Çfarë i bashkon këto dy shenja është dëshira e zjarrtë për njëri tjetrin. Edhe pse në fillim të lidhjes nuk keni lidhje të fortë emocionale kimia do t’ju shpëtojë. Demët janë të hapur për dëshirat dhe nevojat e tyre. Kjo në fillim i intrigon Akrepët, por ndodh që ata të mërziten shpejt…

2. Binjakë + Peshore

Kur dy shenja ajri bëhen bashlë, skenari i parë që na vjen në mendje është një lidhje që lundron në det të qetë. Me kalimin e kohës, emocionet zbehen dhe njëri nis të ndjejë çfarë po i mungon nga tjetri. Gjithashtu kujtoni sa e mërzitshme është të rrish gjithë kohës me dikë të ngjashëm me veten. Prandaj, kimia e fillimit dhe tërheqja fizike ka shanse të zbehet me kalimin e kohës.

3. Gaforre + Dash

Një shenjë Uji dhe Zjarri si Gaforrja dhe Dashi mund të kenë kimi të paparë fillimisht. Gjithsesi, mos shpresoni shumë për një lidhje afatgjatë sepse me kalimin e kohës për këtë çift bëhet e vështirë ta kuptojnë njëri tjetrin. Mund të kaloni direkt në zënka dhe e humbisni durimin sa hap e mbyll sytë.

4. Peshqit + Peshore

Peshorja njihet si shenja më romantike e zodiakut, kurse nga ana tjetër kemi Peshqit, një tjetër romantikë pa shpresë! Edhe pse kanë disa gjëra të ngjashme, një Peshore nuk mund t’i japë Peshqve sigurinë emocionale që kërkon për një kohë të gjatë. Ajo çfarë i mban bashkë është tërheqja fizike, por dhe kjo zbehet kur Peshorja kupton që hapësira personale po i “kërcënohet” nga pasiguritë e Peshqve.

të fundit

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

23 minutes ago

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

54 minutes ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

1 hour ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…

2 hours ago

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

2 hours ago