Categories: Uncategorized

22 vjeçarja shqiptare pozitive me koronavirus: Tregon se çfarë i ndodhi në 10 ditë (FOTO LAJM)

Koronavirusi vijon të përhapet gjerësisht në mbarë botën, ndersa është shtuar ndjeshëm edhe bilanci i të vdekurve.

Kujtojmë që Italia është një nga shtetet ku situata shfaqet më e rëndë.

Të lidhura

None found

Shumë njerëz nuk përjetojnë simptoma të koronavirusit, por shumë të tjerë kanë simptoma si temperaturë, probleme me frymëmarrjen, kollë.

Sipas boredpanda.com, 29 përqind e rasteve të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përkasin moshave 20-44 vjeçare.

Mësohet se një 22-vjeçare shqiptare, në SHBA, Bjonda Haliti është prekur nga koronavirusi.

Sipas Bjondës, simptomat e para ishin të ngjashme me çfarë dëgjojmë të thuhet në media, ku kolla e thatë shfaqej më shumë.

Bjonda shton se kolla e thatë shoqërohej me lodhje me dhimbje të lehtë fyti.

Një ditë më pas dhimbja e kokës shtohet bashkë me dhimbjen e syve.

Pastaj një temperaturë e lartë e më tej, në ditën e katërt problemet me frymëmarrjen shtohen, shkruan Noa.al.

Bjonda ka listuar 10 ditët e saj të para me koronavirus.

Lexo më poshtë:

Dita e parë: Nis me një kollë të thatë dhe me dhimbje fyti. Ndihesha shumë e lodhur.

Dita e dytë: Ndjeja shumë ngarkesë në kokë, aq sa duhet të kollitesha shumë lehtë për të mos ndjerë atë dhimbje. Atë natë pata temperaturë. Sytë më lotonin dhe më digjnin. Nuk i lëvizja dot. Pasi bëra ca kërkime në internet zbulova se mund të ishte thjesht migrenë, por nuk po më pushonte fare. Atë ditë kam fjetur gjithë kohës.

Dita e tretë: Energjia më ra thuajse fare dhe temperatura vazhdonte. Në këtë pikë simptomat ishin: kolla e thatë, migrena, temperatura, të përziera. Vendosa të shkoj tek një mjek dhe rezultova negative për gripin.

Doktori më tha se kisha një infeksion dhe më dha antibiotikë, 800 miligram ibuprofen. Sigurohesha që të hidratohesha gjithë kokës dhe merrja vitamina. Atë natë, temperatura vazhdonte.

Dita e katërt: Më në fund temperatura ra, por m’u shfaqën simptoma të tjera. Kisha probleme me frymëmarrjen, nuk ndihesha fare mirë.

Kisha paksa dhimbje gjoksi. Bëra atë testin që thuhet se duhet të mbash frymën deri në 10 sekonda dhe meqë e bëra me sukses mendova se s’kishte gjë për t’u shqetësuar.

Dita e pestë: Kisha dhimbje fyti , kollë , probleme me frymëmarrjen. Shkova tek I njëjti doktor dhe kërkova të bëja se s’bën test. Kërkova gjithashtu të bëja një garfi dhe gjithcka rezultoi normale.

Vazhdoja prapë në izolim dhe përgjigjen e testit do ta merrja pas 5 ose 6 ditësh.

Dita e gjashtë: Me përdorimin e vazhdueshëm të antibiotikëve dhe ibuprofenit simptomat ishin: dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen, por fuqia kishte nisur të rritej.

Dita e shtatë: Dhimbje të lehtë fyti, kollë të butë, energji të shtuar.

Dita e tetë:Kollë e lehtë,po ndihesha sërish vetvetja.

Dita e nëntë: Kolla e lehtë, energji normale.

Dita e dhjetë: Kollë mesatare, myk, fuqi. Rezultati i testit, pozitiv! Vazhdoj ende të jem e izoluar dhe të kujdesem për veten. Sot po ndihem shumë mirë dhe e shëndetshme.

të fundit

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

6 minutes ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

7 minutes ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

7 minutes ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

8 minutes ago

After Arlinda’s murder, he had thought of ending his life” – what was said in court about Albert Sylaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

8 minutes ago

Andi Hadroj lë futbollin europian dhe firmos me Vllazninë

VllazniaPas aventurës në futbollin europian, mbrojtësi shqiptar Andi Hadroj është rikthyer sërish në Superiore, por këtë herë te Vllaznia [...]Read…

9 minutes ago