Categories: Uncategorized

20 janari, dita më depresive e vitit

Keni dëgjuar, me siguri, pën për të “Hënën blu”. E hëna, 20 janar e këtij viti, supozohet të jetë dita më depresive e vitit, sipas Cliff Arnallit, një tutor në Centre for Lifelong Learning në Cardiff University, i cili shpiku këtë term në vitin 2005 (24 janar).

Arnalli llogariti që e hëna e tretë në muajin janar ishte dita më depresive e vitit për disa arsye. Pushimet kanë mbaruar. Ti je pa para, sepse i ke shpenzuar të gjitha në dhjetor. Moti është i ftohtë dhe gri. Me shumë mundësi, ke hequr dorë që tani nga vendimet e Vitit të Ri.

Edhe pse “E hëna blu” është quajtur një term pseudoshkencor nga shkencëtarët, që thonë që idea favorizon depresionin, nëse ndihesh paksa e trishtuar këtë të hënë, ja ku janë pesë gjëra që mund të bësh për ta ndriçuar pak ditën e hënë. Mos e harroni 20 janarin!

Trajtoje veten me lule

Shkenca ka provuar që lulet kanë një efekt pozitiv në mirëqenien tonë emocionale. Bli për vete një buqetë, ose më mirë akoma, ndaje dashurinë dhe dërgoji disa mamasë, shoqes, ose motrës.

Dil

Të kalosh kohë jashtë është vërtetuar që mund depresionin dhe vetminë. Nuk ka asgjë të gabuar të mbështillesh me një batanije dhe të pish ngadalë një filxhan çaji në dimër, por nëse ke kaluar mjaftueshëm kohë në këtë gjendje, mundohu të dalësh këtë të hënë. Gjej diçka në qytet që mund ta prishë rutinën e pasditeve të dimrit në shtëpi.

Lëviz trupin

Edhe nëse ke shumë ftohtë për të ecur në natyrë, vër në përdorim kartën e anëtarësimit në palestër ose regjistrohu në një klasë joge. Edhe nëse e ke kuptuar që qëllimi për të hyrë në xhinset e 10 viteve më parë, që i ke vënë vetes për këtë vit, po të ushtron shumë presion, sot nis të bësh ushtrime për hir të lumturisë tënde. Ushtrimet rrisin nivelet e endorfinës dhe të bëjnë më të qetë e më të lumtur

Shpreh mirënjohje

Të shprehësh mirënjohje, të ndihmon të përmirësosh shëndetin dhe të forcosh marrëdhëniet. Bëj një listë të gjërave që je falënderuese në jetën tënde sot, ose nëse ke më shumë sesa 10 minuta, shkruaj disa falënderime për njerëzit e dashur për dhuratat e Krishtlindjeve ose thjesht sepse dëshiron t’i falënderosh. Të gjithëve u pëlqen të marrin letra ose mesazhe dhe ti do ndiesh një përmirësim të humorit duke vlerësuar njerëzit e mrekullueshëm që ke pranë.

Gjej Ikigai-n tënd

Nëse po ndihesh pak e humbur gjatë këtyre ditëve, përdore të hënën për t’i përqendruar përpjekjet në gjetjen e qëllimit të jetës. Ndërsa kjo mund të duket si një detyrë e vështirë, koncepti japonez i ikigai-t, ose një qëllimi ekzistence, mund të të ndihmojë të dalësh nga rutina dhe të zbulosh çfarë do të përmbushësh këtë vit. Për të gjetur ikigai-n tënd, bëj një listë të çfarë do, çfarë di të bësh, çfarë bota ka nevojë dhe për çfarë mund të paguhesh.

të fundit

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI)

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…

3 minutes ago

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…

7 minutes ago

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…

25 minutes ago

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

57 minutes ago

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…

1 hour ago

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…

2 hours ago