Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se cilat bashki do të quhen tashmë “zonë e gjelbër”.
Zonat e gjelbërta janë:
1. Qarku Dibër;
2. Qarku Gjjirokastër;
3. Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
4. Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd;
5. Bashkia Divjakë.
Në po të njëjtën deklaratë, thuhet se:
1. Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00-08:30 të mëngjesit.
2. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
4. Në zonat e gjelbërta, parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.
5. Sa i takon mjeteve private të transportit, ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
6. Nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.
“Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusindo vijojë të kërkojë lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur në çdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe në komunitet,” përfundon deklarata e ministres së Shëndetësisë.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…