Vedat Muriqi është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Lacios.
Pas dy ditësh ku ai kreu të gjitha vizitat mjekësore dhe u negociua në çdo detaj marreveshja për kalimin nga radhët e Fenerbahçes, klubi italian zyrtarizoi marrëveshjen mes palëve, duke e prezantuar Muriqin si pjesë e ekipit.
Lojtari ka firmosur për 5 vite me klubin e Lacios, ku do të mbajë fanellën me numrin 94.
Sipas mediave italiane, vlera e transferimit është 18 milionë euro që do t’i paguhen menjëhërë Fenerbarhçes, me 2,5 milionë euro bonuse dhe 5% të vlerës së kartonit të tij që do të mbetet te klubi turk për shitjen e radhës.
Ndërkohë, edhe pagesa e sulmuesit të Kosovës është mjaft e lartë, pasi ai paguhet tashmë si një yll i futbollit në Itali. Muriqi do të përfitojë 2,2 milionë euro në sezon në radhët e klubit italian, duke qenë zyrtarisht futbollisti më i paguar në përfaqësuesen e Kosovës.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…