Lorenc Trashi mbyll përvojën 6-vjeçare me Partizanit dhe transferohet në Kuvajt tek Al Qadsia Sporting Club, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare. 28 vjeçari, i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt.
Pas 6 vitesh emocionese me të kuqtë, Trashi tashmë do të provojë eksperiencën e tij të parë jashtë vendit, në radhët e Al Qadsia Sporting Club, që është ekipi më i titullar në futbollin e Kuvajtit.
Partizani dëshiron të falënderojë Lorenc Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanellën e kuqe dhe u uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.
Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…
Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…