Categories: Uncategorized

Zjarri i mori jetën 260 personave, dënohen me vdekje dy të tjerë

Një gjykatë në Karaçi ka dënuar me vdekje dy burra, duke i shpallur fajtor për zjarrvënien që ka shkaktuar një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Pakistan.

Si pasojë e zjarrit në një fabrikë industriale më 2012, patën vdekur 260 persona.

Ende nuk është caktuar data e varjes së Abdul Rehman dhe Zubair Charya, të cilët janë dënuar të martën.

Burrat është thënë se kanë ndezur fabrikën e veshjeve, sepse pronarët nuk kanë paguar të hollat e zhvatjes.

Ata kanë qenë të lidhur me partinë MQM, e cila ka qenë në pushtet në qytetin ku ka ndodhur incidenti, ka thënë gjykata.

Kur pati nisur zjarrvënia, qindra persona patën mbetur brenda ndërtesës, e cila nuk ka pasur dalje emergjente.

Shumë punëtorë ishte raportuar se janë hedhur nga katet më të larta. Të tjerët nuk kanë mundur për shkak të grilave prej metali nëpër dritare.

Ekipet e shpëtimit kanë tentuar për më shumë se 24 orë që të arrijnë te të vdekurit dhe të plagosurit brenda fabrikës./REL

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

22 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

30 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

57 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago