Categories: Uncategorized

Zgjohuni! Mbaruan pushimet ju pret puna, si të përballoni rikthimin

Problemi kryesor pas mbarimit të pushimeve është rikthimi në tryezën e punës.

Rikthimi në një vend të mbyllur pas një muaji pushimi në breg të deti, sigurisht që i mërzit të gjithë.

Shumë prej nësh e humbin sensin e kohës dhe shfrytëzojnë pushimet në maksimun, mirëpo rikthimi në punë për këta persona është akoma dhe më i vështirë. Ne kemi menduar për ju dhe më poshtë do të gjeni disa këshilla si të hiqni trurin tuaj nga plazhi dhe të ambientoheni me punën tuaj.

Si përballohet dita e parë e punës?

Përpiquni që mos ta filloni ditën me shumë vrull. Pas shumë ditëve të cilave jeni zgjuar në rehatin tuaj ka ardhur momenti të vendosni alarmin. Zgjidhni alarmin e duhur për të mos filluar ditën keq dhe në stres. Mos iu përgjigjni çdo emaili që iu vjen. Mos merrni menjëherë shumë angazhime pasi do të sjellin shumë stres tek ju. Përpiquni të përshtateni ngadalë.

Bëni një plan konkret.

Në këtë periudhë një plan i mirëmenduar është i domosdoshëm. Fillojeni nga punët të cilat kanë më shumë rëndësi dhe më pas tek ato që janë më pak të rëndësishme. Bëni ushtrime relaksi në zyrë pasi do t’ju vijnë në ndihmë për të çliruar mendjen dhe energjitë negative.

Sport.

Nëse gjatë pushimeve keni bërë shumë aktivitete sportive, mos harroni që duhet t’i bëni edhe në ditët pas pushimeve. Është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe të mos humbisni regjimin tuaj. Pas punë bëni shëtitje nëpër parqe ose lulishte.

Flisni për aventurat me kolegët tuaj.

Dhe më e rëndësishmja është të tregoni atë çfarë ju keni kaluar. Ndajini me kolegët tuaj momentet e bukura që keni kaluar. Tregojuni atyre për vendet që keni vizituar.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago