Categories: Uncategorized

Zgjerohet harta e qyteteve, ku janë vatrat e reja të koronavirusit

Koronavirusi prek 104 persona në Shqipëri ndërkohë që vatër e re është raportuar ditës e sotme.

Shkodra ka shënuar rastin e parë me koronavirus, duke rritur numrin gjatë 24 orëve të fundit me 15 të infektuar.

Të lidhura

None found

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj thotë se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

Sipas Njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë lajmi i mirë në këtë situatë të pazakontë është se sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Manastirliu: 15 raste të reja, zgjerohet harta e prekjes nga COVID-19, apel për qytetarët për të ruajtur distancimin social

104 të prekur deri tani. Dy qytetarë humbën jetën dhe 2 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit

Tiranë, 23 Mars – Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.
Në komunikimin e përitshëm për publikun, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

“Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. Kemi dhe një lajm të mirë në këto ditë të ngarkuara, sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve”, bëri të ditur Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri

Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet.

Shkon në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19.
Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 68 qytetarë
• Durrës 7 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korcë 3 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 1 qytetarë

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!.

të fundit

Three miners evacuated from the 11th level, while 60 others remain trapped

60 minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg, pas incidentit të…

9 seconds ago

Januzi: Miners in stable condition, one has difficulty with his leg

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e…

37 seconds ago

Parashikimi i horoskopit 8 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik qe gjerat t’iu dalin jashtë…

7 minutes ago

Ibishi: Zjarri në trafon e Trepçës u vu nën kontroll, 63 minatorët po dalin nga miniera

Gjatë mbrëmjes së sotme, 63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e…

10 minutes ago

Jeanne Shaheen shpallet “Qytetare Nderi e Sarajevës”, në agjendë edhe vizita në Kosovë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit,…

10 minutes ago

LIVE: 3 minatorë dalin nga Trepça, 60 ende të bllokuar – Çfarë dihet për gjendjen e tyre

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

21 minutes ago