Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, është arrestuar dhe akuzuar për mashtrim mbi një fushatë për mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.
Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donator në lidhje me fushatën “Të ndërtojmë murin”, dhe arritën shifrën prej 25 mln dollarësh, tha Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.
None found
Bannon mori më shumë se 1 milionë dollar, të paktën disa prej të cilave ai i përdorte për të mbuluar shpenzimet personale.
Pritet që Bannon të dalë shumë shpejt në Gjykatë. Fushata “Ne ndërtojmë murin” u zotua të përdorë donacione për të ndërtuar segmente të pengesës kufitare – ndërtimi i të cilave ishte një premtim kryesor i Trump gjatë zgjedhjeve të 2016.
Por Audrey Strauss, Ushtruesi i Detyrës së Avokatëve të SHBA.-së për Qarkun Jugor të Neë York, tha se Bannon, Brian Kolfage, Andreë Badolato dhe Timothy Shea kishin “mashtruar qindra mijëra donatorë, duke përfituar nga interesi i tyre për të financuar një mur kufitar për të mbledhur miliona dollarë, nën pretekstin e rremë se të gjitha ato para do të shpenzoheshin për ndërtimin e murit.
Ndërkohë, Kolfage – themeluesi i “Ne ndërtojmë Murin” – mori në fshehtësi 350,000 dollarë për përdorimin e tij personal, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë.
Ndërsa siguroi vazhdimisht donatorët se Brian Kolfage, themeluesi dhe fytyra publike e “Ne ndërtojmë Murin”, nuk do të paguheshin asnjë cent, të pandehurit fshehtasi planifikuan të kalonin qindra mijëra dollarë tek Kolfage, të cilat ai i përdori për të financuar stilin e jetës së tij të lavdishme.
Steve Bannon, njihet si arkitekti i fitores së zgjedhjeve të Donald Trump në vitin 2016. Pas postit si këshiltari kryesor i trump në fushatën presidenciale, Bannon më vonë shërbeu si krye-strateg i Shtëpisë së Bardhë. Kanë qenë idetë e tij populiste dhe kundër emigrantëve që e kanë shtyrë Trump-in të njihet për politikat e zbatuara deri më tani. Bannon u largua nga Shtëpia e Bardhë në gusht të vitit 2017.
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…