Categories: Uncategorized

Zbulohet monstra: 43 vjeçari çon 13 vjeçaret në motel të kryer marrëdhënie s*ksuale

Një burrë është ndaluar nga policia e Kosovës, i akuzuar për sulm seksual ndaj dy të miturave. Mësohet se 43-vjeçari i takoi vajzat në një kafe dhe pastaj dyshohet se me veturën e tij i dërgoi në një hostel.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, i dyshuari kishte paguar një dhomë për vajzat, por ishte futur edhe vetë aty, për qëllime seksuale. “Janë njoftuar diku në kafiteri në Podujevë, me veturë i ka dërguar në motel, aty ua kishte paguar një dhomë, në të cilën kishte hyrë edhe vetë, për qëllime seksuale”, kanë thënë nga Prokuroria.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se i dyshuari dhe të miturat nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, por ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “Sulm seksual”.

“Janë bërë ekzaminimet, nuk kemi të bëjmë me dhunim, por me sulm seksual. I ka prekur, i ka ngacmuar, por nuk ka ndodhur akti seksual. Vepra ekziston, vajzat janë shumë të vogla, i dyshuari është i martuar. E kemi ndaluar personin, e kemi bërë aktvendimin, po presim ta deponojmë nesër në mëngjes për Gjykatë”, kanë thënë burime brenda Prokurorisë për Express.

Sipas të njëjtave burime, të miturat ishin raportuar të zhdukura nga familjarët. Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës. Burime të gazetës brenda policisë kanë thënë se të miturat ishin raportuar të zhdukura më datën 4 gusht, ndërkaq një ditë më pas ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

“Më 4 gusht janë raportuar të zhdukura, të nesërmen janë kthyer në shtëpi. Bazuar në deklaratat e tyre, Policia ka ndërmarrë masa në koordinim me Prokurorinë. Në bazë të këtyre informatave, është iniciuar rasti dhe dje (të martën) është identifikuar i dyshuari”, kanë thënë nga Policia.

Ndërkaq, policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në orët e mbrëmjes të së martës. Sipas raportin të policisë, ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy vajza të mitura.

“Me datën 11.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet të kryer marrëdhënie seksuale me dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat do të dërgohen në ekzaminim mjekësor”, deklarohet në raportin e policisë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago