Categories: Uncategorized

Zbulohet çmimi i tamponit për COVID-19 në rrjetin laboratorik të spitalit Amerikan, Alnet

Rrjeti laboratorik Alnet nga e hëna pritet që të fillojnë me marrjen e analizës së gjakut që do të përdoret për testet serologjike që tregojnë nëse jeni prekur apo e keni kaluar Covid 19 me një çmim prej 4 mijë lekësh.

Pas pak ditësh do të nisë edhe analiza molekulare, ose ajo që njihet si marrja e tamponit. Ka pasur shumë hamendje rreth çmimit të kësaj analize në laboratorët private.

Rrjeti laboratorik Alnet kanë përcaktuar tashmë çmimin fiks të kësaj analize. ABC News ka mësuar se çmimi i tamponit do të jetë 95 euro në të gjithë rrjetin e Spitalit Amerikan. I njëjti çmim do të jetë edhe në spitalin Hygeia.

Shefja e rrjetit të laboratorëve në spitalin Amerikan, Albana Daka ka treguar për Abc News se: “Do të fillojmë testet serologjike të kompanisë Roche e cila është kompania me sensibilitetin me të lartë që është testuar në gjithë këto muaj. Është parë që sensibiliteti i metodës së antikorpeve të kompanisë Roche është shumë afër rezultateve molekulare. Një rezultat serologjik dhe kur aparati është i besueshëm brenda dy orësh është gati”.

Mjekja Daka ndër të tjera ka theksuar se javën e ardhshme Spitali Amerikan do të ofrojë për qytetarët edhe testin molekular apo siç njihet ndryshe testi i tamponit i cili tregon a jeni me koronavirus.

“Ne si laborator i kemi gati me të gjitha kushtet, me infrastrukturën pra me kushtet e biosigurisë dy dhe tre, me stafin e dedikuar për 24 orë. Padyshim të gjitha këto do t’i vëmë në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë që të hënën dhe mendojmë që nëse testet do të bëhen të mundura që të vijnë javën tjetër (testet molekulare) ne fillojmë menjëherë nga puna dhe kemi staf 24 orë”, shprehet ndër të tjera doktoresha.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me kushtet e vendimit për lejimin e kryerjes së tamponëve dhe në laboratorët jo publik. Ndërkohë ka sqaruar se analizat për COVID-19 në strukturat private mund të kryhen për arsye pune apo udhëtimi.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago