Categories: Uncategorized

“Zbraznin” shtëpitë në Vlorë, policia arreston dy persona

Dy vlonjatë, të dënuar më parë, janë vënë në pranga pasi për tre muaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer në seri vjedhjesh, në banesa të ndryshme. Kryesisht ata kanë vjedhur orendi shtëpiake.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Orenditë”, u vunë në pranga, 39-vjeçari A., banues në Vlorë si dhe 54-vjeçari B., po banues në Vlorë. Të dy këta kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje.

Të lidhura

None found

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë u ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Dy vlonjatët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin për afro tre muaj dyshohet se kanë kryer 8 vjedhje në qytetin e Vlorës.

Njoftimi i plotë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “ORENDITË”.

Zbardhen nga Policia 8 vjedhje të ndodhura muajt e fundit.

Arrestohen 2 shtetas, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin e kapjes së këtyre dy shtetasve në banesat përkatëse të tyre:

A., 39 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje;
B., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje;
Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë u ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë punës intensive dhe veprimeve hetimore për afro 3 muaj dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 8 vjedhje në qytetin e Vlorës, të dokumentuara si më poshtë:

■Më datë 11.01.2020, në lagjen “Partizani” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. Gj., (i cili jeton jashtë shtetit), orendi shtëpiake me vlerë rreth 100.000 lekë;

■Më datë 29.01.2020, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit K. Sh., materiale me vlerë rreth 200.000 lekë;

■Më datë 12.03.2020, në lagjen “Rilindja” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. C., 1000 euro, 120.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë rreth 50.000 lekë;

■Më datë 08.05.2020, në lagjen “Partizani” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. S., orendi shtëpiake me vlerë 40.000 lekë;

■Më datë 10.05.2020, në lagjen “Lirimi” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases S. B., sende elektroshtëpiake me vlerë rreth 870 euro;

■Më datë 17.05.2020, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit T. T., (i cili jeton jashtë shtetit), 2 televizorë me vlerë 50.000 lekë;

■Më datë 20.05.2020, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases R. B., bizhuteri me vlerë rreth 100.000 lekë;

të fundit

Kuvendi jep dritën jeshile për rishikimin e dytë të Buxhetit 2026

Me 67 vota "për", 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin…

11 seconds ago

Reforma zgjedhore, ambasadorja e BE-së pas takimit me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Koha është e kufizuar, kërkohen rezultate konkrete

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të…

8 minutes ago

Henri Gjoka shënon në debutimin me Anglinë U16, talenti shqiptar është vetëm 14 vjeç

Ende pa mbushur moshën 15-vjeçare, sulmuesi shqiptar, Henri Gjoka po befason te Anglia U16 [...]Read More...

8 minutes ago

Olise kryeson një statistikë të padëshiruar në Bundesliga, pavarësisht krijimtarisë te Bayerni

Michael Olise është shndërruar në një prej futbollistëve më kreativë të repartit ofensiv të Bayern Munichut, por këtë sezon francezi…

14 minutes ago

Presidentja Shiroka-Pula takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për…

23 minutes ago

Safe City” system expected to expand to Strumica in December

"Sistemi "Safe City" duhet të fillojë të zbatohet në zonën e Stacionit Policor të Strumicës në javën e parë të…

27 minutes ago