Categories: Uncategorized

Zbardhet tentativa për vrasje te Mali i Robit, kapet 40 vjeçari

Policia ka mundur të arrestojë një 40 vjeçar i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas në zonën e Malit të Rrobit.

Shtetasi me iniciale D. K., u prangos pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Policia ka sekuestruar armën teksa 40 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më 13 gusht, tek Mali Robit në Golem.

Kapet dhe ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

K., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

11 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

19 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

46 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago