Ditën e djeshme, ish-kreu i bandës së Vlorës Zani Çaushi ka kërkuar nga Gjykata e Korçës lirimin nga burgu me pretekstin se është rehabilituar dhe se ka fëmijë për të rritur. Çaushin shprehet se do të gjejë një punë për të siguruar të ardhurat për të jetuar.
Çaushi vuan dënimin e përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës për një sërë vrasjesh, ndërsa kërkesa e tij ka ardhur në mënyrë të papritur për opinionin publik, tek i cili ka ngjallur edhe reagime të shumta.
Kërkesën e tij e kanë dëgjuar edhe të dënuar të tjerë dhe që kanë kryer vepra nga më të rëndat, si ato të bandës së Çërrikut.
Njëri prej tyre ka kërkuar sot përmes një telefonate që ka bërë live në një emision mëngjesi, ku shprehet se kërkesa e ish-kreut të bandës së Vlorës ka të drejtë, dhe se ai gjithashtu kërkon lirinë duke pretenduar se janë arrestuar për llafe goje. Më tej ai shprhet se shteti nuk ka leverdi ti mbajë në burg pasi ika shpenzime
“Përshëndetje. Desha të flas cik për lirimin e Zan Çaushit. Ministria e Drejtësisë nuk shikon që këta kanë familje. Biles ka kosto të madhe shteti. Duhet ti shikojë këta. Nuk është vetëm Zan Çaushi. Jemi dhe grupi jonë, grupi i Cërrikut që rrimë brenda kot, Skënder Çani e Met Bozi. As kanë vrarë e as asgjë. Vetëm ndonjë llaf goje. Vrau ky e vrau ai. Ministria duhet t’i shikojë këto. Të mos bëhen gjyqe kot”, tha ai. “, u shpreh i dënuari.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…