Categories: Uncategorized

Zaev me porosi për Ahmetin: Mandati i takon partisë së parë fituese të zgjedhjeve dhe jo asaj të tretë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev hedh poshtë pritjet e BDI-së se mandati për formimin e shumicës mund t’i takojë partisë së Ali Ahmetit e cila doli subjekt i tretë në zgjedhjet e 15 korrikut.

Zaev në intervistë për “A1On” në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka bërë me dije BDI-së se mandatarit mund t’i bashkohen vetëm ato të cilët janë të vendosur për vazhdimin e rrugës Evropiane, ekonomike dhe të drejtësisë.

Në demokracinë parlamentare është shumë e qartë se kush e fiton mandatin. Mandati i takon partisë së parë dhe jo partisë së tretë. Nuk dua të komentoj më tepër. Arroganca dhe nënçmimi i qytetarëve nuk sjellin rezultat -tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Zaev shton se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për tejkalim të krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Mjaftë kishte zgjedhje të parakohshme. Është koha që secili nga ne të angazhohet edhe më shumë, shteti të ecë me shpejtë përpara. Kjo bëhet vetëm nëse kemi Qeveri e cila punon dhe jo Qeveri e cila organizon zgjedhje – u shpreh Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Kushtetuta obligon presidentin që 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, mandati për formimin e Qeverisë t’i jepet kandidatit, përkatësisht partive të cilat kanë shumicë në Kuvend. Para ndarjes së mandatit, Presidenti Stevo Pendarovski pritet të thërras takim liderësh.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago