Categories: Uncategorized

Ylli i Juventusit është tifoz i Barcelonës

Miralem Pjanic nuk është regjisori ideal për skuadrën e Maurizio Sarrit dhe pritet të lërë Juventusin këtë verë, ndërsa së fundi në garë për shërbimet e tij është futur edhe Paris Saint Germain.

Klubi kampion i Francës ka ofruar një shkëmbim kokë më kokë mes boshnjakut dhe mesfushorit argjentinas, Paredes, një element ky që vlerësohet nga trajneri i Juventusit si i përshtatshëm për të luajtur para mbrojtjes.

Të lidhura

None found

Megjithatë problem mbetet vullneti i Miralem Pjanic, që e ka bërë të qartë se do të largohet nga Torino vetëm nëse do t’i krijohet mundësia për t’iu bashkua Barcelonës, ndërsa pak ditë më parë menaxheri i boshnjakut pranoi se futbollisti është një fans i katalanëve.

“Miralem është një fans i Barcelonës dhe nuk humb asnjë ndeshje të tyre, pasi pëlqen shumë stilin e lojës që ata ushtrojnë. Ai ka një talent dhe eksperiencë të mjaftueshme, që i mundëson të luajë në çdo skuadër në planet, por ëndrra e Mire është të veshë fanellën e Barcelonës”, deklaroi Adis Junuzovic, menaxheri i futbollistit boshnjak.

Katalanët negociojnë prej javësh me Juventusin për të marrë shërbimet e Pjanic, por synimi është që të mos shpenzojnë para dhe ta marrin boshnjakun në shkëmbim me ndonjë futbollist tjetër.

Emri i ofruar dhe i pëlqyer edhe nga Juve, është ai i brazilianit Arthur, por ky i fundit nuk duket ende i bindur për të lënë Barcelonën dhe për t’iu bashkuar bardhezinjve në Torino, pasi dëshiron të luajë shanset e tij në “Camp Nou”.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago