Categories: Uncategorized

“Yjet shqiptare që po pushtojnë botën”, The Economist i dedikon shkrim divave

Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max?

Yjet e muzikës pop me rrënjë shqiptare po pushtojnë botën.

Të lidhura

None found

Shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist vrasës). Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët.

Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milion dëgjues në muaj në Spotify, një platformë muzikore. Bebe Rexha ka 24 milion. Rita Ora ka patur pesë këngë në krye të listave britanike dhe ka qenë pjesë e jurisë së “X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë ndjekje globale.

Kënga “Sweet but Psycho” e Ava Max konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës, “Albania Challenges Hrushchev Revisionism” (Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit).

Të gjithë këta megastarë të trashëgimisë shqiptare, përveç Era Istrefit u rritën në diasporë.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Njomza Vitia kanë lindur respektivisht në Londër, Milwaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgart. Vetëm Ava Max ka rrënjë në vetë Shqipërinë. Pjesa tjetër janë shqiptare të Kosovës, përveç Bebe Rexhës, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i Duas, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke patur rastin, ne shkëlqejmë”.

Yjet e diasporës shpesh “performojnë” në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj shqiptarë.

Besa Luci, redaktore e revistës Kosovo 2.0, thotë se ata qartazi ndiejnë nevojë për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të kësaj, të marrin dashuri.

“Zemra ime rrjedh gjak shqiptar”, tha Bebe Rexha në një vizitë në Shqipëri.

Në korrik, Dua Lipa krijoi polemika, me shpërndarjen e një harte që tregonte Shqipërinë e Madhe. Ajo më vonë tha se postimi i saj ishte keqkuptuar.

Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit, u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990.

Sidoqoftë, familje si ajo e Rita Orës apo Duas, ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dyja vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit performues në Londër.

Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga një konflikt, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.

Në vitin 2016, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

të fundit

MG4 Urban elektrik i ri nuk bie në sy, por ofron pikërisht atë që premton

Le të jemi të sinqertë, MG4 Urban nuk është një makinë që tërheq vëmendjen me pamjen e saj. Por prodhuesi…

9 minutes ago

Nano Ruzhin: Publikimi i notës diplomatike për familjen e Mickoskit është rast i pazakontë që dëmton fqinjësinë e mirë

Ish-ambasadori dhe diplomati, Nano Ruzhin vlerëson se askush nuk mund të thotë se ku dhe kush e ka publikuar notën…

11 minutes ago

Arben Kola thirrje për bashkim kundër korrupsionit: Nesër në Tiranë vijnë 5 europarlamentarë në mbështetje të protestës

Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë kundër korrupsionit dhe qeverisë së korruptuar. Sot mbahet protesta…

25 minutes ago

Gërvalla: Byroja për pasurinë e pajustifikueshme do të realizohet

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë…

31 minutes ago

“Bota Sot” feston 31 vjet nga themelimi, bashkëpunëtorët nënvizojnë peshën dhe rrugëtimin e saj

Më 26 qershor, gazeta “Bota Sot” shënon 31-vjetorin e themelimit të saj, duke përfaqësuar një nga rrugëtimet më të gjata…

31 minutes ago

Mitreski: Optimization in education must not come at the expense of teachers, while the Government preserves its own privileges

Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski, në debatin parlamentar për ndryshimet në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm, tha se…

32 minutes ago