Në 10 janar, një “çudi” ndodhi me të burgosurin Dritan Dajti. Ai u pa të zbriste në zonën e ish bllokut për tju drejtuar një klinike dentare.
Menjëherë pas publikimit të pamjeve, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar se janë shkarkuar drejtuesit e burgut të Peqinit që ndërmorën këtë veprim.
Më vonë, ministrja Gjonaj do të përmendte një histori të një të burgosuri i cili takimet në burg i paska patur të pafundme.
“Një i burgosur”- tha ajo – “gjatë një viti ka zhvilluar 850 takime në një kohë kur ligji parashikon 48”.
Kaq ishte deklarata e ministres për këtë rast skandaloz. E pikërisht, ky i burgosur mësohet se ëështë Dritan Dajti. Kjo shifër rekord takimesh është përftuar nga kalimi në skaner i regjistrave të vizitorëve kur Dajti ishte në paraburgimin 302 Tiranë dhe më pas në burgun e Peqinit.
Kujtojmë se Dajti është dënuar me 25 vite burg për masakrën e Durrësit, ku mbetën të vrarë 4 policë./albeu.com
Kader Kicaj ka mahnitur fansat dhe të pranishmit në festival me dukjen e saj të veçantë dhe të guximshme. Ajo…
Ndalimi i hyrjes në SHBA për qytetarët e 12 vendeve hyri në fuqi sot pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar…
Manchester United ka njoftuar se në fund të këtij muaji do të largohen nëntë lojtarë, pas përfundimit të kontratave të…
Pas fshirjes nga platforma YouTube të projekteve, këngëtarja Egli Tako ka reaguar publikisht përmes një deklarate të sinqertë dhe të…
Debate janë regjistruar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Partia Socialiste ka kërkuar që seanca parlamentare e datë…
Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës ditën e nesërme për t’u përballur me Letoninë në sfidën e…