“Blodd and Oil” është libri i dy gazetarëve të “Wall Street Journal”, ku kanë zbuluar të dhëna tronditëse në lidhje më jetën e princit fuqiplotë të Arabisë Saudite.
Sipas librit, disa burra nga Lindja e Mesme morën pjesë në një festë të organizuar në Maldive nga princi 29-vjeçar.
Rreth 50 vila private janë ndërtuar në ishull, disa prej të cilave ndodhen larg ujërave blu të Oqeanit Indian. Madje në të është instaluar edhe një makineri e cila prodhon borë artificiale në mënyrë që vizitorët e saj të mund të shijojnë borën në një vend detar, shkruan abcneës.al
Festa, sipas dy gazetarëve, kushtoi rreth 50 milion dollarë dhe më shumë se 300 punonjës u paguan me 5000 dollarë shtesë përveç shpërblimeve të mysafirëve specialë – paga e tyre mujore arriti në 1000-12000 dollarë.
Mohammed bin Salman e dinte se sauditët ishin të lodhur nga ekstravaganca prej dekadash e familjes mbretërore, të mërzitur nga shpenzimet e tepërta në Harrods dhe nga garat e makinave sportive në rrugët e Londrës” , shkruhet në libër.
Ndër masat mbrojtëse të marra nga Bin Salman për mysafirët e tij ishte ekzaminimi i modeleve për sëmundjet seksualisht të transmetueshme . Sipas librit, disa nga shërbëtorët duhej t’i merrnin modelet që mbërrinin dhe t’i dërgonin ato në një institucion të posaçëm mjekësor, ku i nënshtroheshin ekzaminimeve gjinekologjike, shkruan abcneës.al
Princi gjithashtu ftoi këngëtarë të njohur si: Pitbull , reperin korean Psy të ” Gangnam Style ” dhe DJ Afrojack . Në një nga mbrëmjet e zjarrta të princit, ai mori rolin e DJ, nën ritmin e këngëve të Afrojack.
Festa përfundoi mirë dhe Mohammed bin Salman u largua i sigurt nga ishulli sipas të dhënave të një dëshmitari të pranishëm në festë.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…