Categories: Uncategorized

Vriten 33 ushtarë turq në Siri, Rusia kërcënon me luftë

Ka qenë një natë e gjatë ajo e mbrëmshmja për Turqinë, ndërsa vendi rrezikon të futet në një luftë në shkallë të gjerë në Siri pas vrasjes së një numri të madh ushtarësh mbrëmjen e djeshme.

Autoritetet turke flasin për 33 ushtarë të vrarë mbrëmë nga një sulm ajror nga aviacioni i ushtrisë së Asadit, ndërsa ka raportime se sulmi u bë nga avionët rusë dhe numri i ushtarëve të vrarë është më i madh se 33.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë në lidhje me sulmin dhe numrin e saktë të ushtarëve të vrarë. Njoftimet i jep prefekti i një qyteti kufitar me Sirinë, ku edhe u vranë ushtarët, ndërsa ka raportime se gjatë mbrëmjes së djeshme në të gjithë Turqinë ka patur bllokim të futjes në rrjetet sociale.

Autoritetet turke konfirmojnë 33 ushtarë të vrarë, por ka mjaft raportime të tjera, të cilët flasin për 60-70 të tillë. Megjithatë, kjo nuk është shifër zyrtare.

Presidenti Erdogan mblodhi mbrëmë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe sipas mediave vendase është folur për mundësinë e shpalljes së luftës ndaj Sirisë.

Gjatë mëngjesit të sotëm ka reaguar Rusia, e cila paralajmëroi Turqinë duke theksuar se një operacion në shkallë të gjërë do të kishte pasoja të rënda për Ankaranë. /albeu.com

të fundit

He sought freedom, French appeals court rejects Ermal Beqiri’s request!

Gjykata në Amiens të Francës, ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga burgu të biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri, i cili do…

2 minutes ago

Suspect detained after fire at “Eagle’s Nest,” Hitler’s former residence

Policia në landin gjerman të Bavarisë ka ndaluar një të dyshuar pas shpërthimit të një zjarri në Kehlsteinhaus, rezidenca malore…

3 minutes ago

Day 12 of the student protests: National rally today! Lecturers, doctors, artists and students from across Albania gather in Tirana

Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajmëruar në kryeqytet. Me protestën…

3 minutes ago

Weather forecast for October 24, 2026: Clear skies and clouds across most of the country

Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe…

3 minutes ago

Trump eases tariffs on some Canadian goods shortly before the midterm elections

Administrata e Donald Trump njofton lehtësimin e tarifave për një sërë produktesh nga Kanadaja, pas presionit të senatorëve republikanë dhe…

4 minutes ago

Kim Jong Un kërkon ushtri më të fortë dhe nisjen e një “revolucioni ushtarak

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një “revolucion ushtarak” dhe forcimin e mëtejshëm të…

4 minutes ago