Categories: Uncategorized

Vrasja e Eglantina Bucit, flet motra: Prej 15 vitesh kam shkëputur çdo kontakt me anëtarët e familjes

Vetëm pak orë pasi gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Faik Bucin ka reaguar vajza tjeter e tij, Elona, e cila është e martuar dhe që është lakuar si një nga personat e fundit që ka kontaktuar me të motrën Eglantina Buci, që u ekzektua nga i vëllai Shkëlzeni dhe ai ati 8 vite më parë në Malin me Gropa dhe eshtrat e saj u zbuluan në vitin 2017.

Elona tha se Shkëlzeni nuk ka bërë asgjë në kokën e tij dhe për gjithçka nxitej nga 66-vjeçari, madje edhe për atentatin ndaj aktorit Mishel Prela. E bija e Faikut tregon për Fax News se me të atin dhe vëllain i ka shkëputur kontaktet prej 15 vitesh pasi nuk pranonin edhe lidhjen e saj me bashkëshortin që sot jeton dhe ka 2 fëmijë.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, ajo flet për gjendjen e të ëmës që jeton tek i vëllai, divorcin e saj me Faikun, martesën e dytë e këtij të fundit me një grua nga Shkodra. Për njerkën, Elona thotë se e shkatërroi familjen pasi i dhunonte fëmijët e bashkëshortit.

“Shkëlzeni nuk do të ishte i aftë të bënte asgjë në mendjen e tij, është shtyrë nga babai, madje edhe për atentatin ndaj Mishel Prelës. Babai nuk e lejonte të na takonte. Prej 15 vitesh kam shkëputur çdo kontakt me anëtarët e familjes, kur më vdiq vëllai nga sëmundja e rëndë, shkova vetëm ditën e varrimit. Babi u divorcua nga mami në vitin 1993, pastaj u martua me një tjetër, njerka na ka dhunuar vazhdimisht, ajo na shkatërroi familjen, por edhe babi po ashtu. Nuk pranuan që unë të martohesha me bashkëshortin që kam. Ika nga shtëpia, tani jetoj në punën time, kam një vajzë dhe një djalë”, rrefehet Elona.

Më tej ajo thekson se “nënën time, Nafije Bucin e mori daja dhe jeton aty, është në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarjen e morëm esh ditën e premte me datë 4 shtator. Eglantina ishte zhdukur për 4 vite, ishte shfaqur, erdhi qëndroi tek shtëpia ime disa javë dhe njohu dikë me të cilin u takua. Nuk e kam parë kurrë më që atëherë. E kam thirrur në telefon, i kam shkruar në rrjetet sociale, asnjë përgjigje”.

“Mësuam tani çfarë kishte ndodhur, nuk e di në fakt se çfarë ndodhi. I kishin marrë analizat e ADN-së, njerkës, prandaj kishin vonuar hetimet, ishin ngatërruar hetuesit. Pastaj morën të mamit dhe dolën që eshtrat ishin të Eglantinës. Mendoja se është jashtë. E kërkova në telefon, në rrjetet sociale nuk mu përgjigj askund”, thekson e motra e viktimës.

të fundit

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet, seanca shtyhet për të shtunën

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vijojë të shtunën në orën 11:00, pavarësisht se afati 30-ditor i…

8 minutes ago

Lamine Yamal i mbyll hapësirat, talenti suedez drejt largimit nga Barcelona

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar të premten me agjentin e Roony Bardghjit, Christian Emile, për të finalizuar largimin…

18 minutes ago

Video/ Tragjedi në Ceuta, i riu që po tentonte të kalonte ilegalisht nga Maroku me parashutë bie në det dhe vdes

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën të premten në mëngjes në Ceuta, ndërsa tentonte të hynte në…

18 minutes ago

PDK akuzon shumicën për shpërfillje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e quan seancën e së premtes të paligjshme

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas caktimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit për nesër, duke e cilësuar…

19 minutes ago

Sveçla shpall “non grata” Vladimir Luçiqin, i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, është…

19 minutes ago

Përhapja e virusit të Nilit Perëndimor ngre shqetësime në Greqi

Virusi i Nilit Perëndimor po përhapet me ritme shqetësuese në Greqi dhe Itali. Sëmundja, e transmetuar kryesisht përmes pickimit të…

22 minutes ago