Categories: Uncategorized

VOA për nisjen e sesionit të ri parlamentar: Heshtje e sforcuar artificialisht

Në Tiranë nisi sot sezoni i ri parlamentar, sfida kryesore e të cilit mbetet përgatitja sa më e mirë e zgjedhjeve të përgjithshme.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi 25 prillin si datën e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa vëzhgues të pavarur pohojnë që, më shumë e rëndësishme se sa data, është përgatitja e një procesi zgjedhor të besueshëm nga palët.

Të lidhura

None found

Parlamenti u mblodh sërish sot në Tiranë disa javë pas ndryshimeve kushtetuese, që kishin të bënin me procesin zgjedhor.

Edhe këtë sezon vlerësohet se sfida e tij më e vështirë mbetet përmbyllja e reformës zgjedhore dhe ndërtimi i administratës së re zgjedhore.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njoftoi dje dekretimin e 25 prillit si data kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, por deri atëherë një mori me punë mbeten për t’u bërë, që nga përmbyllja e reformës zgjedhore e deri te transparenca me sistemin zgjedhor etj.

“Kemi një premtim në parim se listat do të hapen, por ne nuk e dimë ende se si do të hapen listat. A do të hapen listat për qytetarët apo do të jetë një lojë e politikës, ku përsëri kryetarët e partive, majtas dhe djathtas, do të kenë gjithë ekskluzivitetin për t’i zgjedhur kandidatët për deputetë” – thotë drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta.

Kjo organizatë ka një përvojë afro 3 dekada në vëzhgimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri, qysh nga fillimi i viteve 90 me rrëzimin e regjimit komunist.

18 shtatori është afati i fundit për propozimet, sipas marrëveshjes së qershorit, mbi emërimin e drejtuesve dhe përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por politika po përpiqet ta kapë sërish, thotë zonja Meta, sepse ka vendosur disa kritere, që pengojnë çdo qytetar me integritet për të konkurruar për ato poste.

“Përsëri politika po tenton ta kapë KQZ-në, sepse kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në të gjithë nivelet e strukturës së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk janë aspak transparente, janë shumë hileqare për faktin se kanë vënë një klauzolë të tillë se kandidati duhet të jetë një ish-përfaqësues i një institucioni, ish-funksionar, ish-drejtues i lartë, apo ish-drejtues i një ojq-je, apo ish-gjyqtar apo ish-funksionar në sistemine drejtësisë” – thotë zonja Meta.

Mbetet për t’u parë nëse kanë hyrë ende në fuqi ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe si do të ecet me akte të tjera nënligjore, thotë zonja Meta, për të nisur një garë zgjedhore të ndershme dhe ligjore. Sipas saj, situata politike nuk është aspak e qetë, edhe pse në dukje ka një heshtje të sforcuar artificialisht, dhe është e ngarkuar me surpriza të paparashikuara.

“Gjatë gjithë këtij viti kemi diskutuar për reformën zgjedhore, një reformë nuk u shpalos në thelbin e saj, si një reformë gjithëpërfshirëse, duke prekur gjithë interesat e palëve aty. Por përkundrazi përfundoi në një marrëveshje nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve, që pati edhe rezerva edhe nga vet aktorët e politikës. Sapo u firmos marrëveshja, sërish kampet u ndanë, erdhën sjellje të reja të politikës si ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut me koalicionet zgjedhore, votat e emigrantëve dhe listat e hapura, që janë pikëpyetje, ku nuk dihet se si do të vendosin këta politikanë” – tha zonja Meta.

Forcat politike shqiptare e kanë bërë traditë kundërshtimin e rezultateve zgjedhore, dhe zvarritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit edhe pas skadimit të afateve ligjore, të cilat shpesh rivendosen në kohë.

E tillë ishte marrëveshja e janarit se reforma zgjedhore do të kryhej brenda marsit, shtryrja sërish e angazhimeve deri brenda majit, gjë që u përmbyll me një marrëveshje në ditët e para të qershorit me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë dhe europianë./VOA/

të fundit

Murder of 20-year-old in Korçë: Details of the conflict emerge and a knife is found near the victim

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në…

4 minutes ago

Zelensky after meeting with Vučić: Ukraine is not changing its position and will not recognize Kosovo

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku u takua me homologun Serb, Aleksandër Vuçiç,…

5 minutes ago

Rama: 1,100 speeding fines issued in one week, traffic cameras expected to begin monitoring soon

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor do të aktivizohen së shpejti,…

5 minutes ago

Surge of holidaymakers to Albania, over 41,000 entries at Morina within 12 hours

Mbi 76 mijë e 700 shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës kufitare të Morinit vetëm në 12 orët…

6 minutes ago

Të shtëna nga një motoçikletë në Tetovë, plumba godasin banesën dhe një BMW

Të shtëna me armë automatike janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tetovë. Sipas policisë së…

6 minutes ago

Manchester Unitedi shqyrton mundësinë për transferimin e Endrickut nga Real Madridi

Manchester Unitedit i është ofruar mundësia për të transferuar talentin e Real Madridit, Endrick, gjatë këtij afati kalimtar veror.Sulmuesi 20-vjeçar…

6 minutes ago