Categories: Uncategorized

VOA për “Bello”: Si i pastronte paratë grupi kriminal nëpërmjet sistemit kinez

Një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë, e konsideruar si një nga rrjetet më aktive të trafikut të kokainë në Europë, u godit falë një operacioni të zhvilluar në 10 shtete të ndryshme.
los blancos

Sipas një njoftimi të EUROPOL-it​, grupi me emrin “KOMPANIA BELLO”, konsiderohet tanimë i shkatërruar, pas arrestimeve të 20 anëtarëve të tij, ndërsa gjatë viteve të shkuara ishin arrestuar 84 pjesëtarë të të tjerë, në Itali, Ekuador, Hollandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

Arrestimet e fundit çuan në pranga, 5 persona në Itali, 2 në Hollandë, 2 në Gjermani, 2 në Greqi, 1 në Rumani, 1 në Hungari, 1 në Spanjë, 5 në Shqipëri, dhe 1 tjetër në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Shqipëri arrestimet u kryen në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës. Ndërkohë mes të arrestuarve të tjerë janë dhe 6 anëtarë të tjerë të grupit me origjinë po nga Shqipëria.

Organizata, mendohet të ketë ngritur një sistem tërësisht të ri të trafikut, ndryshe nga ç’kishin vepruar më parë importuesit ndërkombëtarë të kokainës, të cilët punonin veçmas nga shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Grupi rrëzoi të gjithë modelin dhe kontrolloi të gjithë zinxhirin e trafikut, nga organizimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Kreu i organizatës, mendohet të jetë një 40 vjeçar shqiptar me qendër në Ekuador. Sipas hetimeve rezulton se “duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, drejtuesi i rrjetit, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës.

Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Holandë dhe Shqipëri, u organizua shpërndarja më pas në të gjithë Evropën. Kokaina kalonte nëpër kufijtë evropianë, e fshehur në automjete të modifikuara, ku ishin instaluar ndarje të fshehura të sofistikuara”.

Për të pastruar paratë e aktiviteteve kriminale, grupi përdori një sistem informal dërgesash, me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien.

Njerëzit që përdorin fei ch’ien depozitojnë një shumë në një ‘agjenci’ të këtij sistemi në një shtet. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Në mungesë të provave evidente, rrjeti besohet megjithatë, të ketë pastruar miliona euro përmes këtij sistemi.

Operacioni ndërkombëtar me emrin “Los Blancos” që vlerësohet nga EUROPOL-i, si “i paprecedentë”, e ka zanafillën në një hetim 5 vjeçar i drejtuar nga prokuroria e Firences në Itali. Ai konsiderohet si më i madhi i këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës.

Autoritetet italiane bashkëpunuan ngushtësisht me homologët e tyre holandezë, duke ngritur një ekip të përbashkët hetimor. Rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion euro në para janë kapur gjatë këtij hetimi.

Me ndihmën dhe financimin e EUROJUST dhe EUROPOL-it, ekipi i përbashkët hetimor, punoi për një kohë të gjatë për të zbuluar madhësinë dhe kompleksitetin e veprimtarisë kriminale të organizatës “KOMPANIA BELLO”, si dhe për të krijuar një strategji të përbashkët e për të organizuar shkëmbimin intensiv të informacionit dhe provave të nevojshme për t’u përgatitur për fazën përfundimtare të hetimit.

Për ndjekjen e operacionit, në selinë e EUROPOL-it, u krijua një qendër e përbashkët komanduese operacionale për të koordinuar veprimet e ndryshme që ndodhin njëkohësisht në të gjitha vendet e përfshira. Një ekspert i EUROPOL-it, u vendos gjithashtu në Firence për të siguruar mbështetjen e duhur operacionale për autoritetet italiane, duke ofruar një analizë të shpejtë të të dhënave të reja ndërsa ato po grumbulloheshi gjatë veprimeve në terren.

Nga ana tjetër, koordinimi gjyqësor u sigurua nga një qendër koordinimi në EUROJUST, me përfshirjen në kohë reale të një grupi prokurorësh dhe gjyqtarësh për ekzekutimin dhe përshtatjen e kërkesave të ndërsjella të ndihmës juridike të nevojshme për të kryer veprimet ndërkufitare. /VOA

të fundit

Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë…

7 hours ago

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës.

7 hours ago

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë si me magnet në shtator

Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës. Për shumë njerëz, kjo është një periudhë…

8 hours ago

Meta akuzon SPAK-un dhe gjyqtarin Çela: “Farsë gjyqësore kundër meje, zero prova”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, duke…

8 hours ago

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi…

9 hours ago

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën "Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për…

9 hours ago