Verdi Morava, i dënuar në burgun e Peqinit do transferohet në burgun e Drenovës në Korçë.
Mësohet se transferimi është bërë këtë të Mërkurë, ndërsa preteksti është se konsiderohet si një nga organizatorët e grevës.
Ai gjithashtu pritet të futet në Drenovë në një nga qelitë e izolimit për një afat kohor 3 mujor si masë disiplinore.
Sakaq ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili shkruan se në burgun e Peqinit po transferohen të burgosurit.
“Vazhdon greva per kushte çnjerezore ne burgun e Peqinit! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Prsh Doktor doja tju informoja per greven ne burgun e Peqinit pasi kam nje familjar timin edhe me tha qe Drejoria e Pergjithshme per shkak te greves se urise ka filluar qe te burgosurit ti trasferoje neper burgje te tjera kryesisht ne burgun e Drenoves me pretekstin se jane organizatore te nisjes se greves dhe i kercenojne qe nqs nk ndalojne greven do te trasferojne shume te tjere. Sot esht dita 7 e greves . Ju lutem bejeni publike qe te meren dhe te plotesohen kerkesat qe kane vendosur te burgosurit flm anonim.”- thuhet në postimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…