Operacioni Forca e Ligjit iu është drejtuar katër të dënuarve në Korçë, duke iu kërkuar të deklarojnë burimet e pasurisë.
OFL iu kërkon burimet e pasurisë shtetasve Ilir Hamzallari, banues në Korçë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;
Arshim Pilinçi dhe Orlind Pilinçi (vellezer), banues në Korçë, te dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Marjus Lako, banues në Korçë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i OFL:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• I. H., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;
• A. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• O. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• M. L., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, për të marrë pas telefonin dhe sendet…
Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare si pasojë e një goditjeje nga një ishemi cerebrale. Prej një…
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin…
Miley Cyrus ka folur për herë të parë në një intervistë të re rreth një përvoje traumatike që pati dy…
Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali, ka folur për situatën aktuale të partisë dhe për…
Pasuria totale e Mbretit Charles të Britanisë u rrit me 35 milionë euro vitin e kaluar në një total prej…