Categories: Uncategorized

Virusi misterioz, vdes edhe pacienti i dytë

Një person i dytë humbi jetën nga koronavirusi në Kinë, mes frikës se sëmundja mund të përhapet në planet. Sipas Daily Mail, viktima e dytë është një 69-vjeçar. Trajtimet mjekësore nuk e mbajtën dot në jetë.

Lajmi vjen në kohën kur mësohet se virusi ka dalë jashtë Kinës, pasi është prekur edhe një 30-vjeçar nga Japonia. Më herët u konfirmua edhe një paciente në Tajlandë.

Të lidhura

None found

Çdo virus i ri që del në skenë, duke i lënë pacientët me pneumoni, është gjithmonë shqetësues dhe zyrtarët e shëndetit në botë janë në nivel të lartë alarmi. Por a është ky një shpërthim që do zhduket apo këto janë shenja të diçkaje shumë më të rrezikshme?

Çfarë është ky virus?

Kampionët e virusit janë marrë nga pacientët dhe janë analizuar në laborator. Zyrtarët në Kinë dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thonë se është një koronavirus. Koronavirusët janë një familje e gjerë virusesh, por vetëm gjashtë prej tyre (shtatë me këtë të fundit), mendohet se infektojnë njerëzit. Koronavirusi SARS ka vrarë 774 njerëz nga 8 mijë të infektuar nga shpërthimi në Kinë.

A është serioz?

Koronavirusët mund të shkaktojnë simptoma që variojnë nga e ftohura e lehtë deri tek vdekja. Ky virus i ri është diku në mes.

Nga vjen?

Viruset e reja pikasen gjatë gjithë kohës. Ato kalojnë nga një specie- ku nuk dallohen- te njerëzit. SARS kaloi nga macet kivet tek njerëzit. Edhe MERS, që vrau 858 persona në vitin 2012, u përcoll nga gamiljet te njeriu.

Pse Kina?

Për shkak të madhësisë dhe dendësisë së popullsisë, por edhe për shkak të kontaktit të ngushtë me kafshët që kanë virusin.

A përhapet me lehtësi?

Ndoshta fakti i vetëm që na jep siguri në këtë shpërthim vjen për shkak se virusi duket se nuk përhapet nga njeriu te njeriu. Ky është shqetësimi i madh me viruset e reja që infektojnë mushkëritë, për shkak se kolla dhe teshtima janë shumë ngjitëse. Megjithatë, disa ekspertë thonë se është akoma herët që të thuhet nëse do transmetohet nga njeriu te njeriu.

të fundit

Pastrohet rruga në hyrje të Shtërpcës pas dëmeve nga stuhia

Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë Kosovën, ekipet e mirëmbajtjes kanë nisur ndërhyrjet në terren për të…

5 minutes ago

Mediat serbe shtrembërojnë aksionin për shembjen e vilave pa leje në Ujman, duke e paraqitur si goditje ndaj serbëve

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

6 minutes ago

Makinat elektrike po ulen në çmim, barazia me modelet me djegie pritet deri në vitin 2030

Makinat elektrike janë bërë dukshëm më të lira në Evropë gjatë pesë viteve të fundit, me barazinë e çmimeve midis…

15 minutes ago

Sony do të heqë dorë nga disqet fizike për lojërat e reja të PlayStation

Sony njoftoi sot se do të ndalojë publikimin e lojërave të reja për "PlayStation" në disqe fizike duke filluar nga…

15 minutes ago

Regjistrohet viktima e parë nga stuhia e fuqishme në Kosovë: I moshuari rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë dhe ra me kokë në tokë

Është regjistruar viktima e parë nga stuhia e fuqishme që ka “mbërthyer” së fundmi Kosovën. Sipas mediave vendase, mësohet se…

19 minutes ago

Leandro Paredes reagon pas incidentit në finalen e Botërorit: “Kombëtarja më e mirë në historinë e Argjentinës”

Leandro Paredes ishte një nga personazhet më të përfolur të finales së Kupës së Botës 2026, por jo për paraqitjen…

24 minutes ago