Categories: Uncategorized

Vetëm dje pati 1700 viktima, Trump: Masat po japin efekt

Presidenti amerikan Donald Trump tha se distancimi social dhe masat e tjera që synojnë ndalimin e përhapjes së koronavirusit kanë pasur rezultat.

Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump u tha gazetarëve se amerikanët po i afrohen “fazës përfundimtare” dhe se mund të shihet “dritë në fund të tunelit”.

Të lidhura

None found

Ekspertët e shëndetit kanë sugjeruar distancimin social si një nga masat kryesore për të trajtuar pandeminë globale.

Totali i vdekjeve javore pritet të arrijë një nivel të ri në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Më shumë se 14,600 njerëz kanë vdekur nga virusi në SH.B.A.

Por Presidenti Trump kishte një ton optimizmi.

“Nëse çdo amerikan vazhdon t’i përmbahet rreptësisht udhëzimeve të distancës sociale, ne mund të mposhtim armikun e padukshëm dhe të shpëtojmë jetë të panumërta,” tha presidenti.

Presidenti gjithashtu i kërkoi Kongresit të miratonte një paketë prej 250 miliardë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla gjatë pandemisë.

Administrata Trump po kërkon fonde për të mbështetur një program të krijuar për të ndihmuar bizneset e vogla dhe për t’i mbajtur ata të mos pushojnë nga puna njerëzit në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti vazhdon kritikat ndaj OBSH-së

Presidenti Donald Trump përsëriti pretendimet e tij se Shtetet e Bashkuara do të hetonin Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Mendoj se ata duhet të marrin si duhet përparësitë e tyre,” tha Presidenti Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata më kritikuan shumë fuqishëm kur thashë që do të pezullojmë fluturimet që vijnë nga Kina,” tha ai për OBSH-në.

Të martën, Trump tha se Shtetet e Bashkuara “do të ndalonin” financimin e OBSH-së, dhe më pas ndryshoi duke thënë: “Ne do të shqyrtojmë dhënien fund të financimit”.

Ai u përqëndrua veçanërisht në kritikën e pretenduar për ndalimin e udhëtimeve për dhe nga Kina.

Në përgjithësi, OBSH ka qenë e kujdesshme të mos kritikojë vendet për politikat e tyre kombëtare, dhe nuk ishte menjëherë e qartë se për çfarë kritike specifike po aludonte Presidenti Trump.

Vërejtjet e Trump-it erdhën pasi shumë qeveri, veçanërisht në Evropë, kanë filluar të lënë mënjanë, të injorojnë dhe kritikojnë rekomandimet e OBSH-së për çështje të politikës publike, si psh nëse kufizimet e udhëtimit garantojnë siguri ose nëse publiku duhet të veshë maska.

Sipas informacionit në faqen e internetit të agjencisë, Shtetet e Bashkuara kontribuan afro 900 milion dollarë në buxhetin e OBSH-së për vitin 2018-2019.

Kjo përfaqëson një të pestën e buxhetit të saj të përgjithshëm prej 4,4 miliardë dollarë për ato vite. VOA

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

4 hours ago