Categories: Uncategorized

Vetëm 3 javëshe, vogëlushja britanike mposht koronavirusin

Pacientja më e re në botë e infektuar me koronavirus ishte një vogëlushe vetem 3 javëshe në Skoci.

Vajza e quajtur Peyton Maguire ishte lindur tetë javë para kohe më 26 mars. Pasi ishte mbajtur në inkubabor, ajo ishte diagnostikuar me Covid-19 më 15 prill, ndonëse nuk kishte asnjë simptomë.

Të lidhura

None found

Pasi u testua dy herë dhe doli negative, vogëlushja u lirua nga spitali. Nëna e saj tha: “Kur dëgjova se vajza ka koronavirus, isha shumë e shqetësuar se si do të ndikojë kjo në sistemin respirator, në mushkëritë e saj. Na thanë të qëndrojmë larg saj për dy javë, por unë kërkova që të mos ndahem nga foshnja për një kohë aq të gjatë.”

Tash, vajza është kthyer në shtëpi dhe po qëndron me nënën 27-vjeçare dhe babanë 28-vjeçar, i cili punon si trajner personal dhe trajner boksi, shkruan “Daily Mail”.

Nëna e vajzës u bëri thirrje të gjitha grave shtatzëna që të mos ngurrojnë për të shkuar në spital për të lindur, sepse stafi mjekësor e di saktësisht çfarë duhet të bëjë për t’i mbrojtur të gjithë nga koronavirusi.

të fundit

Bonucci zbulon ambicien për të drejtuar Juventusin ose Italinë

Legjenda e Juventusit, Leonardo Bonucci, ka zbuluar se ëndrra e tij është të bëhet trajner kryesor i Juventusit ose i…

2 minutes ago

Mungesa e vitaminës D: Shenjat që mund të kalojnë pa u vënë re

Mungesa e vitaminës D: Simptomat që shpesh neglizhohen — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Edhe unë do të zemërohesha”, Alvarez u kërkon ndjesë tifozëve pas deklaratës për Barcelonën

Julian Alvarez i dhuroi Atletico Madridit fitoren dhe tifozëve një kërkimfalje, pasi shënoi golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj…

2 minutes ago

Mjeku tregon ndryshimin në fytyrë që mund të sinjalizojë kolesterol të lartë

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Brazil votes today for president as polls give Flavio Bolsonaro 51% against Lula’s 49%

Brazili voton sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një garë të ngushtë mes kandidatit konservator Flavio Bolsonaro…

3 minutes ago

A mund të pimë ujë gjatë vakteve?

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit? — Klan Kosova [...]Read More...

3 minutes ago