Categories: Uncategorized

Vëllai i autorit shok me viktimën, detaje nga ekzekutimi i futbollistit në Shkodër

Detaje nga ekzekutimi me kallashnikov i futbollistit 23-vjeçar në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethana ende të paqarta, ndërsa Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit.atentat-shkoder

Burime nga Policia thanë se Gledis Kraja u plagos rëndë rreth orës 21:55 në Shkodër, ndërsa ndërroi jetë pak minuta më vonë në spital. Ai ishte qëlluar me 4 plumba dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.klediskraja

Të lidhura

None found

Sipas Policisë, ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Daniel Matlija”, pranë një marketi dhe dyshohet se arma e përdorur është kallashnikov. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Viktima Gledis Kraja ishte i regjistruar në faqen zyrtare të FSHF-së, ndërsa vendlindja e tij është Lezha. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, që sipas burimeve është shtetasi Sebastjan Smakaj, edhe ky sportist. Sipas të njëjtave burime, Smakaj ishte shpallur kampion i “Taekwondo” për peshën 80 kg në vitin 2015, si pjesë e klubit “Vllaznia Taekwondo”.

NGJARJA

Rreth orës 21:55, Policia e Shkodrës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Daniel Matlija”. Burimet thanë se i riu Gledis Kraja mbeti fillimisht i plagosur me armë zjarri dhe më pas ndërroi jetë në spital.Gledis Kaja 1

Forcat e Rendit kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, identifikuar dhe kapur autorin. Kraja po udhëtonte me një veturë në lagjen “Perash” të Shkodrës, kur u qëllua nga mjeti tjetër.

Autori i dyshuar, që sipas Policisë është Sebastjan Smakaj, vëllai i të cilit ishte shok me viktimën, i ka drejtuar automatikun dhe ka filluar të qëllojë. Dallohet qartë se plumbat kanë tejshpuar xhamat e automjetit, i cili duket se ishte në pronësi të një firme private, pasi lexonte “Dizinfektim- Dezinsektim- Deratizim”.

Pikërisht në këtë automjet Kraja mbeti i plagosur, teksa ndërroi jetë prej plagëve të marra në Spitalin Rajonal të Shkodrës. “Rreth orës 21:55, në lagjen ‘Daniel Matlija’, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi G.K., 23 vjeç, banues në lagjen ‘Perash’, Shkodër, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSH-së kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit”, tha zyrtarisht Policia.

të fundit

Nga akademia e Ajaxit me Timberët, Gravenberchin e Brobbeyn te karriera si artist afrobeats

Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…

42 minutes ago

Bajram Shala zbulon tentativat e Shqipërisë për Dion Gallapenin dhe Franco Fodën

Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…

42 minutes ago

We are not cardboard cutouts,” Spiropali calls for more powers for municipalities and reform of the system

Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…

45 minutes ago

18-year-old Swede arrested over suspected killing of plastic surgeon Alexander Aslani at his clinic in Marbella

Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…

46 minutes ago

Parashikimi i horoskopit 9 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…

52 minutes ago

Eli Fara në emisionin e Luizit pas bujës me videot intime, shpërthejnë kritikat për këngëtarin! Shkodrani sqaron gjithçka: E kam quajtur kështu për këtë arsye

Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…

60 minutes ago