Gjykata e Tiranës do të japë sot masat e sigurisë për 84 nga 115 personat e arrestar për ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm të lojrave të fatit.
Mes të arrestuarve është edhe Gramoz Murataj, i konsideruar nga hetuesit si një nga personat kryesorë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Gjithashtu, gjatë operacionit të zhvilluar tri ditë më parë u sekuestruan edhe vlera të larta monetare.
“Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celularë e aksesorë të tjerë, që shërbenin për organizimin dhe implementimin e aktivitetit kriminal.
Ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të paligjshme, që sipas parashikimeve të Kodit Penal, dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg”, njoftoi Policia.
Ndërkohë, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, u shpreh se veprimtaria e paligjshme e goditur në bazë të operacionit policor, ka ardhur si rezultat i veprimtarisë hetimore prej disa muajsh.
Imeraj tha se operacioni është në vazhdim dhe priten rezultate të tjera. Ndërkohë që e konsideroi operacionin dhe hetimin një sukses.
“Veprimtaria e paligjshme e goditur në bazë të operacionit policor, i ardhur si rezultat i veprimtarisë hetimore prej disa muajsh, e udhëhequr nga prokurorët e çështjes së prokurorisë Tiranë, u përmbyll në mënyrë të suksesshme. Falënderoj impenjimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Në kuadër të një procedimi të nisur në korrik të vitit 2019, si rezultat i metodave speciale të hetimit u bë i mundur evidentimi, identifikimi, lokalizimi e më tutje përmbyllja në një operacion policor të suksesshëm me arrestimet e ditës së kaluar”, tha Imeraj.
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…